Veliaj mashtron të huajt në Pragë, deformon qëndrimet e aktorëve

Saturday, 16 June 2018 13:22

Kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në Forumin e arkitektëve dhe të urbanistëve “reSITE”, në Pragë të Çekisë, ku ndër të tjera ka folur edhe për debatin që po zhvillohet mbi Teatrin Kombëtar.

Ndryshe nga situata në Tiranë, Veliaj ka paraqitur përpara audiencës së huaj një situatë tjetër sa i përket kësaj çështje. Kryebashkiaku ka deformuar qëndrimet e aktorëve, që janë kundër prishjes së godinës së teatrit, duke u përpjekur të krijojë idenë se diferencat janë ngushtuar dhe palët po shkojnë drejt konsensusit.

“Më vjen mirë që gjithë ky vlerësim për Tiranën, mënyra si është gjallëruar qyteti, vjen edhe pas diskutimeve që kemi filluar me artistët për teatrin. Jam shumë i inkurajuar nga dëgjesa që patëm me aktorët sepse patëm një ulje tensioni, lamë mënjanë mëritë e vjetra, nisëm një faqe të re të diskutimit. Nëse me këtë mirësi mendojmë si të shfrytëzojmë një shans fantastik për t’i dhënë Tiranës një teatër të ri, duke lënë mënjanë cic-micet e duke menduar për të mirën e përbashkët, që pas 20-30 vitesh të jemi krenarë që kur kishim vendimmarrjet në dorë, morëm një vendim të drejtë për ta modernizuar qytetin, siç po bëjmë edhe në fusha të tjera”, ka thënë Veliaj.

Por situata është ndryshe nga sa përpiqet ta paraqesë kryebashkiaku. Ndërkohë që Veliaj bënte këto deklarata në Pragë, në Tiranë aktorët ishin mbledhur për të protestuar kundër vendimit të tij për shembjen e teatrit. Ata kanë kritikuar ashpër kryebashkiakun, madje e akuzuan edhe për censurë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...