Aktorët nuk tërhiqen nga kauza e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja. Rezistenca për Teatrin dhe pronën publike do të vazhdojë deri në tërheqjen e qeverisë nga projekti i grabitjes së truallit publik. Sot artistët kanë zgjedhur të protestojnë nëpërmjet një preformance muzikore.
Pas katër muajsh protesta dhe, aq më tepër tani kur është bërë publik një pr/ligji i cili i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, shumica e aktorëve janë në një mendje. Rezistenca do të jetë e përditshme.