Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Milot të Kurbinit, ku gruaja ka vrarë bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në tregun e Milotit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja Violeta Donaj, 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, ka vrarë me pistoletë shtetasin Kujtim Donaj, 42 vjeç.
Po ashtu mësohet se gruaja kishte hyrë në tregun e Milotit me pistoletë në dorë dhe sapo ka parë bashkëshortin e saj ka qëlluar në drejtim të tij. Menjëherë pas ngjarjes, gruaja ka tentuar të largohet nga vendi i krimit, por është kapur nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua edhe arma e zjarrit.
Po ashtu bëhet e ditur se çifti ishin prindër të dy fëmijëve adoleshent.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, pak para ngjarjes mes burrit dhe gruas ka pasur një debat, dhe më pas gruaja ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit.
Deri më tani nuk dihen motivet pse ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që detaje të tjera pritet të dalin në dritë.