×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Botërori “Rusi 2018”/ Burgjet në alarm

Diel, 17 June 2018 11:37

Evenimentet futbollistike, shihen si një mundësi e artë nga të dënuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të planifikuar arratisjen nga qelitë. Kjo për faktin se vigjilenca e policisë është e ulët, pasi të gjithë ngujohen pas ekranit për të ndjekur ndeshjet. Me qëllim shmangien e ngjarjeve të tilla, kur Kampionati botëror “Rusi” 2018, sapo ka çelur siparin, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hartuar një plan të detajuar masash. Dokumenti mban datën 13 qershor, një ditë përpara nisjes së kampionatit dhe është hartuar nga kreu i policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani. Plani I masave ka si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në 23 burgjet dhe paraburgimet në vend, gjatë zhvillimit të evenimentit futbollistik.

Në dokumentin thuhet se “gjatë periudhës së kampionatit të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme për gjendjen e elementëve të sigurisë dhe kryerjen e shërbimit nga ana e punonjësve të policisë”. Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani instrukton vartësit të marrin masa të vazhdueshme për mbajtjen në gatishmëri të mjeteve e sistemeve për mbrojtjen nga zjarri, duke u punuar detyrat në çdo instruktazh”. Të gjitha strukturat në burgjeve e paraburgime orientohen të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, e veçanërisht me sektorin e policisë, për të hartuar listën e personave në konflikte, si dhe ata me risk të lartë arratisje.

Sipas këtij plani, “në rastet e prishjes së rendit, me qëllim rivendosjen e tij, forcat e policisë, duhet të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, me qëllim normalizimin e situatave, sipas nevojave, ndërsa duhet kërkuar bashkëpunim me policinë e shtetit”. Në vijim, sektorit të Informimit i kërkohet të qëndrojë në gatishmëri, për transmetimin në kohë të urdhrave apo udhëzimeve nga drejtoria në IEVP apo anasjelltas. Përgjatë 30 ditëve të kampionatit, urdhërohet sektori i Komunikimit, dhe monitorimit elektronik në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të marrë të gjitha masat për të siguruar komunikim të pandërprerë me radio dhe telefon me drejtorinë e policisë si dhe të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit. Në përfundim, kreu i policisë së burgjeve orienton drejtuesit e IEVP, të informojnë me shkrim drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, për masat e marra për sigurimin e rendit e qetësisë në të gjitha institucionet, sikurse parashikohet në planin e hartuar. /news24

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...