Punonjësit e Rinasit shohin ndeshjen, qindra qytetarë në pritje

Diel, 17 June 2018 21:30

Vetëm në Shqipëri ndodh që të krijohen radhë të gjata kudo që shkon, për të paguar dritat, ujin, në postë por edhe në aeroport.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka publikuar në rrjete sociale një foto ku tregon se si është tejmbushur salla e pritjes në aeroportin e Rinasit, ku me qindra pasagjerë të cilët sapo kanë zbritur në Rinas kërkojnë të kalojnë në pikat e kontrollit.

Ministri vijon më tej ironinë e tij, duke zbuluar një fakt të rëndë, që kontrollorët në Rinas nuk punojnë, pasi janë duke parë ndeshjet e futbollit.

Ja postimi i Manjanit:

Tani në orën 21:00 në Rinas!

Nuk ka ndodhur ndonjë fluks i madh. Thjesht janë shkarkuar tre avionë njëkohësisht, siç ndodh rregullisht në këtë orë. Ama tabela “Mirsevini nê Shqipëri” është në punë.  Normal Tabela nuk sheh futboll!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...