Koncesionet e shëndetit rrisin deficitin e skemës së sigurimeve shëndetësore

Hënë, 18 June 2018 08:29

Shqipëria vijon të shpenzojë për skemën e sigurimeve shëndetësore shumë me tepër se sa të ardhurat që arkëton nga taksa për sigurimin e shëndetit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, shpenzimet për fondin e sigurimeve të shëndetit arritën në 12,9 miliardë lekë në janar-prill 2018, teksa të ardhurat nga sigurimi i shëndetit që arkëtohet kryesisht nga pagat arritën në 4.2 miliardë lekë.

Burimet nga Ministria e Financave shpjeguan se deficiti i skemës së sigurimeve është rritur nga pagesat për koncesionet e shëndetësisë që alokohen nëpërmjet Fondit të Sigurimeve. Sipas Ministrisë së Financave këtë vit janë programuar të financohen rreth 3 miliardë lekë për koncesionet në shëndetësi ku gjysma e tyre rreth 1.5 miliardë lekë i përket, koncesionit të sterilizimit dhe 870 milionë lekë koncesionit të Check Up.

Teksa të ardhurat nga sigurimet e shëndetit kanë ardhur në rritje nga viti në vit, nga ana tjetër shpenzimet kanë pësuar një rritje më të shpejtë, për pasojë deficiti i skemës është rritur dukshëm.

Për periudhën 4-mujore deficiti ishte 8,7 miliardë lekë me një rritje 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2008 të ardhurat dhe shpenzimet për skemën e sigurimeve shëndetësore kanë ardhur në trend gati të njëjtë, por pas vitit 2009 ka ndodhur një shkëputje e madhe dhe shpenzimet kanë nisur të rriten me shpejtësi, teksa të ardhurat nuk kanë ndjekur të njëjtat ritme.

Më tej deficiti i skemës së shëndetit pësoi njëfarë stabilizimi deri në vitin 2015, teksa në tre vitet e fundit vihet re një rritje e fortë e tij.

Deficitet e larta të skemave të mbrojtës sociale, sidomos asaj të pensioneve dhe shëndetit do të vijnë në përkeqësim dhe kjo do të ndikojë negativisht stabilitetin fiskal të vendit.

Plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundshmërisë po ndikojnë në rritjen e shpenzimeve të skemave, teksa kontribuuesit në afatgjatë do të vijnë në ulje, të ndikuara nga pakësimi i popullsisë në moshë të re dhe emigracioni i lartë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...