Kosovarët tre miliardë euro kursime në banka

Hënë, 18 June 2018 11:48

Buxheti i shtetit krahas rritjes së të hyrave ka rritur edhe shpenzimet gjatë vitit 2017.Vlera e shpenzimeve buxhetore ka arritur në 1.74 miliardë euro, ndërsa të hyrat buxhetore kanë arritur vlerën neto prej 1.68 miliardë eurosh, që paraqet një rritje prej 5.3 për qind krahasuar me vitin paraprak, shkruan sot Koha Ditore.Këto të dhëna kanë dalë nga Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës, në të cilin thuhet se buxheti i Kosovës regjistroi deficit prej 59 milionë eurosh, që krahasuar me vitin paraprak është dy milionë euro më pak.Krahas shpenzimeve është rritur edhe borxhi publik. Në vitin 2017 ky borxh ka arritur vlerën në 996.4 milionë euro që është për 16.8 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2016. Me gjithë përshpejtimin e rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve gjatë vitit 2017, rritja e vlerës së importit u përkthye në rritje vjetore të deficitit në mallra për 7.6 për qind në 2.7 miliardë në vitin 2017. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 759.2 milionë eurosh, që paraqet një rritje vjetore prej 9.9 për qind.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...