Kërkohen dëshmitarët për vrasjen e shqiptarit në Gjermani

Hënë, 18 June 2018 12:44

Gjatë një zënke në Rendsburg të Gjermanisë,është therur me thikë një shqiptar 25-vjeçar. Sulmi brutal ka ndodhur në një lagje të Rendsburgut. Sipas hetimeve të para, viktima dhe një person 45-vjeçar janë zënë në mes të rrugës, rreth orës 21.00 të së mërkurës, ka shkruar policia gjermane në një komunikatë të së enjtes, përcjell Albinfo.ch.

Gjatë rrjedhës së zënkës, më i moshuari dyshohet se e ka goditur kundërshtarin me thikë, duke i shkaktuar plagë të rëndë, në rrugën “Boelckestrasse”.

Falë dëshmitarëve, sulmuesi është arrestuar në afërsi të vendngjarjes dhe që të enjten është dërguar tek gjykatësi për vepra të rënda penale. Pas sulmit, viktima është dërguar me ambulancë në spital, shkruan më tej Albinfo.ch. Por, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë. Arsyet e zënkës janë tërësisht të paqarta.

Sipas informatave të gazetës gjermane “Schleswig-Holsteinischen Landeszeitung”, sulmuesi është nga Kazakistani, ndërsa viktima dyshohet se është nga Shqipëria. Policia gjermane i lut të gjithë dëshmitarët e ngjarjes që të japin informacione të detajuara përmes telefonit 0431 1603333.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...