×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Udhëtarët ankohen për vonesa dhe mungesën e kondicionerëve, Veliaj rrit çmimin e abonesë

Hënë, 18 June 2018 17:50

Rritja e çmimit të biletës së urbaneve me 10 lekë prej dy vite e gjysmë, nuk e ka bërë më të lehtë udhëtimin e qytetarëve.

Nëse zgjedh transportin publik për të shkuar nga një destinacion në tjetrin, duhet të presësh gjatë në rradhë, pasi urbanët nuk respektojnë oraret e vendosura nga Bashkia e Tiranës që variojnë sipas linjave nga 3-8 minuta.

Qytetari: Kushtet e urbanëve janë skandaloze, sidomos urbanët e Qytetit Studenti që vijnë një herë në gjysmë ore dhe mbushen plotë.

Qytetari: Ke një autobus çdo 15-20 minuta.

Ardhja e verës, rikthen edhe shqetësimin e kondicionereve, ku operatorët privatë për të mos shpenzuar më tepër i mbajnë ato të fikur.

Në mungesë së kondicionereve udhëtarët kanë zgjedhur alternative të tjera për t`ju shpëtuar temperaturave të larta.

As gjobat e vendosura nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorëve nuk kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e operatorëve privatë.

Inspektori, Estref Agalliu, thotë se per një muaji e gjysmë janë vendosur në total 117 gjoba, vlera maksimale e të cilave shkon deri në 5 mijë lekë.

Estref Agalliu: Problemet janë të shumta në urbanet e kryeqytetit, sidomos për problemet e vonesave, mosrealizimit të frekuencave, pastërtisë së mjeteve. Gjatë muajit maj dhe 10 ditëshit të parë të qershorit janë vendosur 94 masa administrative gjoba vetëm për problemin e kondicionimit.

Por cilat janë linjat më problematike në kryeqytet?

Estref Agalliu: Linjat që kanë fluksin më të madh të udhëtarëve janë linjat më problematike, sidomos linja e Tiranës së Re, etj.

Gjobat e vendosura nga inspektorët konvertohen në pikë dhe është Drejtoria e Tranpsortit në Bashkinë Tiranë ajo që vendosë për heqjen ose jo të këtyre pikëve që mund të rezikojë edhe licencën.

Në Tiranë operojnë 16 linja të transportit urban, të drejtuara nga 8 operatorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...