Rama i ka votat për të shembur Teatrin, pse i duhen tryezat e debatit?

Hënë, 18 June 2018 20:31

Edi Rama, i vendosur për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të shpërblyer me tokën e tij të shtrenjtë një nga klientët e PPP-ve, ka vënë në mundim artistët nëpërmjet një farse që po zhvillohet me disa akte.

Aktet, në fakt, nuk janë gjë tjetër veçse dëgjesat që vartësi i tij Erion Veliaj po zhvillon gjoja në funksion të marrjes në konsideratë të zërit të artistëve dhe grupeve të interesit.

Artistët, nuk rezulton të jenë ndonjë pengesë e madhe për kryeministrin Rama por pjesëmarrja e tyre në këtë debat, vetë fakti që janë ulur në tryezë dhe po diskutojnë rreth shembjes së teatrit bën të ligjshme një gjë: vetë shembjen.

Thelbi është i thjeshtë: Rama i ka votat për të kaluar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ajo që po toleron, është vetëm dhënia e disa ditëve më tepër derisa eksplozivët që do ta shkatërrojnë godinën historike të instalohen në qendër të Tiranës.

Kjo, besohet se po kryhet për të ndryshuar sadopak perceptimin e publikut të gjerë, për të cilin është Rama që kërkon t’i vërë rruspën pasurisë kombëtare por një tjetër arsye për këtë vonesë të çuditshme të shembjes duket se është edhe një skemë që Ramës i rezultoi joefektive.

Për çfarë bëhet fjalë?

Fillimisht, u synua që të ishte Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku të bëhej tjetërsimi i pronës (Teatrit Kombëtar), por për këtë duheshin 3/5 e votave të këshilltarëve bashkiakë. Pas tjetërsimit, bashkia dhe Ministria e Kulturës mund të vazhdonin me ekzekutimin e procedurës, vënien në jetë të projektit të danezit Bjarke Ingels.

Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së kishin bojkotuar me kohë mbledhjet e Veliajt, duke e bërë të pamundur bindjen e ndonjë syresh nga socialistët, apo rrjedhjen e ndonjë vote në favor të skemës Rama-Veliaj.

Kjo e ktheu ‘’rrotën” e vendimit pak gradë më tutje, drejt Kuvendit.

Tani, vetëm me votat e deputetëve të tij, Rama mund ta kalojë me qetësi projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Situata jo vetëm është në favor të Ramës, por Gjykata Kushtetuese, që gjykon çdo vendimarrje të tij në Kuvend, tani që është jashtë funksioni, nuk do të ketë mundësinë t’i bllokojë asgjë.

Me shumë gjasë, deri në ardhjen e fadromave afër teatrit, Veliajt do t’i duhet të vazhdojë recitimet e tij, të cilat e tregon se i bën me qejf./Hashtag.al

ediramarobertndrenika2.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...