Aktivistja shpërthen ndaj arrogancës së Ramës dhe Veliajt

Hënë, 18 June 2018 21:24

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një sërë dëgjesash  me komunitetin e artistëve, arkitektët dhe urbanistët, lidhur me shembjen e teatrit kombëtar.

Por, mesa duket vendimi për prishjen është marrë ndaj edhe qytetarët e aktivistët janë shumë të revoltuar.

Pikërisht për të kundërshtuar shembjen e teatrit komuniteti i artistëve, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë, kanë nisur protestat në mbrojtje të teatrit. Ata kanë krijuar një skenë pranë teatrit, ku mbahen fjalime dhe koordinohet aksioni për mbrojtjen e teatrit.

Një prej aktivisteve të shoqërisë, ka shpërthyer ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama, për arrogancën me të cilën marrin vendime dhe qeverisin.

“Përmendet që qytetarët të mbledhin para për teatrin, por para ka. Shteti ka para, thjesht këto para nuk investohen. Këto para dalin nga xhepat tanë dhe ka ardhur momenti, që ti tregojmë këtij pushteti se kush vendos. Edi Rama, Erion Veliaj, Mirela Kumbaro dhe të gjithë me rradhë, po rrinë [në pushtet], prej xhepit tonë dhe prej vullnetit tonë. Janë qytetarët që vendosin dhe nuk është anasjellstas, nuk është pushteti që merr vendime në kurriz të qytetarëve. Kështu duhet të funksiononte, sepse na kanë çarë trapin të gjithë me rradhë, me gjithë arrogancën e tyre. Del Rama dhe flet sikur njerëzit të jenë hiç”, u shpreh Gresa Hasa.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...