×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Jetova me shumë me prindërit e tij, sesa me të!”, emigracioni po ndan çiftet në Berat

Tuesday, 19 June 2018 16:38

S.K, 24 vjeç nga Morava e Beratit zbret me nxitim shkallët e Gjykatës së Shkallës së Parë, ku tashmë është vendosur fati i martesës së saj 3-vjeçare. Gjithçka për të ndodhi shumë shpejt. Ajo u lidh me shkuesi dhe më pas u martua me një 30 vjeçar, kur ishte 21-vjeç. Pas martesës u bë me fëmijë dhe një vit e gjysmë pas lindjes, po kërkon divorcin. “Ne u pëlqyem në pamje të parë. Ai ishte i pashëm, në shtëpi kishte vetëm dy prindërit, nga gjendja ekonomike ishte shumë mirë. Pas disa takimesh mendova se kishte ardhur çasti i duhur, u fejuam dhe brenda një kohe të shkurtër u bë dhe martesa,” thotë e reja.

Gjithçka sipas saj, ishte në rregull derisa bashkëshorti iu rikthye jetës prej emigranti në Holandë. “Fillimisht ai u largua sepse do të rinovonte disa dokumente, ndërsa më pas sepse mori një ofertë pune të mirë. Më shumë po rrinte atje sesa në shtëpi me mua, vajzën dhe prindërit e tij,” thotë ajo.
Largimet e herëpashershme të bashkëshortit u bënë shkak për konfliktet mes tyre. Tashmë në fazën e divorcit, e reja kujton se më shumë ka jetuar me prindërit e tij, sesa me burrin. Në tre muajt e parë të këtij viti në Gjykatën e Rrethit të Beratit u bënë 113 kërkesa për divorc, 81 prej të cilëve kanë përfunduar me zgjidhje martese, ndërsa 97 të tjera janë në proces. 67 çështje janë mbartura nga viti i kaluar. Kërkesat janë paraqitur gati njësoj si nga burra edhe nga gratë, edhe pse numri i këtyre të fundit është pak më i madh. Ndërkohë sipas të dhënave nga gjykata, divorcet zënë peshën kryesore në gjyqet civile dhe janë në rritje.

Sipas avokatëve dhe punonjësve socialë që ndjekin çështjet, emigracioni është një ndër shkaqet kryesore të divorceve. Avokatja Valmira Zejneli i tha BIRN se megjithëse nuk kishte çështje ku të përcaktohej arsyeja me vendim gjykate dhe shpallej një fajtor për divorcin, “emigracioni i bashkëshortëve dhe kushtet ekonomike” ishin motivet kryesore. Avokatja thotë se periudhat kur ka më shumë kërkesa për divorc në zyrën e saj janë gushti dhe dhjetori, koha kur emigrantët kthehen nga emigracioni. “Gjatë këtyre dy periudhave unë kam kërkesat më të mëdha dhe kjo vjen për shkak se gjatë kësaj kohe bashkëshortët kthehen dhe kryejnë procesin e divorcit,” thotë Zejneli.

Sipas saj, problemet e akumuluara gjatë kohës që një prej bashkëshortëve mungon në shtëpi dhe pamundësia ekonomike e probleme të tjera sociale, çojnë në vendimin për t’i dhënë fund martesës.
Psikologia klinike, Juvina Qevani, e cila ndjek çdo muaj çështje divorci thotë se emigracioni dhe madje edhe migracioni kanë krijuar probleme në familje. “Bashkëshorti emigron për të siguruar të ardhurat e familjes, jo gjithmonë ia del dhe kjo sjell prishje të raporteve në familje,” thotë Qevani për BIRN. Sipas saj, marrëdhëniet në distancë të krijuara nga emigrimi krijojnë mosmarrëveshje duke u kthyer në arsyen kryesore të divorceve në Berat. S.K. nuk iu desh shumë kohë të kuptonte se martesa nuk po funksiononte. Largimet e shpeshta të të shoqit dhe fakti që ai nuk donte të merrte me vetë atë dhe vajzën e tyre, qenë të mjaftueshme për të shkuar drejt divorcit.

“Edhe kur vinte në shtëpi ai ishte vetëm fizikisht me ne, pasi me mendje kurrë,” thotë 24-vjeçarja. Ajo thotë se beson që i shoqi e donte fëmijën, por ata nuk kalonin kohë bashkë. Tashmë në seancën e radhës për divorc, e reja dëshiron që gjithçka të përfundojë sa më shpejt me marrjen e kujdestarisë së fëmijës. Ajo është rikthyer prej disa muajsh në shtëpinë e prindërve, ndërsa është në kërkim të një pune dhe zgjidhjes së problemeve ekonomike të një nëne që duhet të rrisë e vetme fëmijën e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...