Rama i dha Shkëlqim Fushës 29 milionë euro brenda dy viteve

Tuesday, 19 June 2018 22:36

200 transaksione në 2 vjet, 100 transaksione në vit, rreth 9 brenda muajit. Ky është bilanci i gjithë faturave që qeveria shqiptare i ka paguar Shkëlqim Fushës, të kompanisë që ka propozuar të marrë me PPP Teatrin Kombëtar.

Vendin që dikur ka patur Vilma Nushi, si pronarja e një prej kompanive që ka marrë më shumë para nga qeveria Rama, tashmë ka nisur ta zërë Shkëlqim Fusha. Për Fushën, Rama po mendon të kalojë në Kuvend një ligj të veçantë, nëpërmjet të cilit do t’i japë tokë nga 13 mijë metrat katrorë të pasurisë kombëtare (teatrit) për të ndërtuar kullat që ka planifikuar, me kushtin që të ndërtojë një teatër të ri.

Nga një llogaritje e “Hashtag.al”, del se shuma e milionave që Rama i ka dhënë Fushës, është as më shumë e as më pak se 29 milionë euro, pra, vetëm 1 milion euro më pak nga sa do kushtojë teatri i ri që do ndërtojë Fusha, sipas shifrave të servirura nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. (Kliko këtu Transaksionet)

Harta e shpërndarjes së tenderave dhe koncesioneve kulmon me Bashkinë e Tiranës, ku Fusha ka marrë pjesën më të madhe. E fundit është Amfiteatri i Tiranës mbi 300 milionë lekë të vjetra (sipas të dhënave marrë nga OpenData).

Sheshi Skënderbej 9 miliardë e 780 milionë lekë të vjetra, parkimi nën sheshin Skënderbej 2 milionë euro, tendera pastrimi, gjelbërimi, asfaltime dhe shkollash në Tiranë, janë disa nga dakordësitë e tjera mes Fushës dhe Veliajt.

Fusha ka përfituar 1,8 milionë euro edhe nga tenderi i rikonstruksionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, asokohe drejtuar nga Saimir Tahiri.

Qytetet e tjera ku ka përfituar janë Vlora (Bulevardi dhe Sheshi i Flamurit), Himara (shëtitorja), Durrësi (rregullim rrugësh) dhe bashkitë Vorë, Lezhë, Lushnje, Roskovec, Krujë e Divjakë. Të papërfillshme brenda shumës 29 milionë euro mbeten disa kontrata me QSUT-në, Sanatoriumin, Autoritetin Rrugor dhe Ministrinë e Kulturës./Hashtag

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 22:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...