Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë, ku dy persona mbetën të plagosur.
Ngjarja ndodhi në aksin që lidh lagjen e Re me lagjen e Vjetër. Mësohet se një makina tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës dhe me pas është përmbysur.
Burime nga policia thanë se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar në spital. Deri më tani dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





