Viti 2017/Shqipëria me të ardhurat për frymë dhe konsumin më të ulët në BE

E mërkurë, 20 June 2018 08:48

Shqipëria vijon të mbetet e fundit për sa i përket konsumit dhe të ardhurave në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarët  ishin sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ky tregues ishte një vit më parë.

Pas nesh renditet Bosnja me 32%, e cila dikur kishte një tregues më të përkeqësuar se Shqipëria, por që na e kaloi në vitin 2016.
Të ardhurat më të larta për frymë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor i Mali i Zi, të cilat në 2017-n ishin 46%. Më pas renditen Serbia dhe Maqedonia me të ardhura për frymë sa 37% e mesatares së Bashkimit Europian.
Edhe konsumi është më i ulëti në rajon. Për 2017-n, konsumi për frymë llogaritej 37% e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nivelin më të lartë të konsumit për frymë në rajon e mban Mali i Zi. Konsumi për frymë u llogarit bë 2017-n sa 57% e mesatares së Bashkimit Europian. Serbia renditet e dyta me 46%, pasuar nga Bosnja dhe nga Maqedonia me përkatësisht 42 dhe 41%. Ndryshe nga Shqipëria, shtete e tjera kanë arritur që të përmirësojnë treguesit e të ardhurave për frymë në rport me mesataren e BE-së, duke ecur më shpejt se ne me të ashtuquajturin procesin e konvergjencës (rritjen me ritme më të shpejta se vendet e BE-së, me synim për të arritur sa më shpejt mesataren europiane të të ardhurave.
Prej vitit 2012, procesi i konvergjencës (që nënkupton një rritje më të shpejtë të Shqipërisë në raport me shtetet europiane në mënyrë që t’i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së) jo vetëm ka ngecur, por është përkeqësuar. Deri në vitin 2015 ishim të parafundit, ndërsa në 2016-n Bosnja ka dalë përpara nesh. Shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike, për shkak të ndarjes administrative të dy njësive, ka rritur raportin e të ardhurave ndaj mesatares së BE-së, nga 28% në 2012-n, në 31% në 2016-n. Për sa i përket Bashkimit Europian, nivelin më të ulët të konsumit për frymë e mban Bullgaria me 49% të mesatares dhe më të lartin Luksemburgu me 253%. Europa Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të lartë të të ardhurave për frymë se sa mesatarja e BE-së.

konsumi.png

 

tabela.png

 

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 18:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...