Mjeku ngre alarmin, një sëmundje e re po qarkullon

E mërkurë, 20 June 2018 13:22

Mjeku i njohur Tritan Kalo paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një sëmundjeje të ngjashme me fruthin  dhe varicelën, e cila me termin shkencor njihet si “Exanthema infectiosum” ose “Sëmundja e pestë”. Në një status në Facebook, ai shkruan se sëmundja është virale me karakter beninj. Mjeku e shoqëron postimin e tij me disa foto për të treguar se si duket kjo sëmundje.

Postimi i mjekut:
Ndërkohë me Fruthin, Varicelën, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një
sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto
sëmundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njëjtin mendim me mua, sikundër edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme.
Arsyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtme është më se e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, duhet të kenë njohuri për këtë dukuri të shëndetit tonë publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundjenë vendin tonë. Sëmundja e pestë mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në  praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit. Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjekësore është një dukuri e përditshme.

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 13:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...