Italia kërkon të ekstradojë në Shqipëri të gjithë të burgosurit shqiptarë

E mërkurë, 20 June 2018 22:29

Matteo Salvini, zëvendëskryeministër, bashkëkryetar koalicioni dhe Ministër i Brendshëm i qeverisë së re italiane ka propozuar së fundmi rikthimin në Shqipëri të të burgosurve me kombësi shqiptare në burgjet italiane.

“Ne do të kërkojmë marrëveshje me Rumaninë, Shqipërinë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj”, deklaroi Ministri i Brendshëm i Italisë, njëkohësisht kryetar i partisë Liga e Veriut, një parti e ekstremit të djathtë që ka në bazë të ideologjisë së saj mungesën e tolerancës ndaj emigrantëve.

“Këto shtete janë ndër vendet kryesore të origjinës së kriminelëve në burgjet tona”, shtoi Matteo Salvini.

Numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet italiane fiksohet në 2478, thuajse sa gjysma e të burgosurve të cilët vuajnë aktualisht dënimin e tyre në një prej burgjeve të Shqipërisë.

Shqiptarët janë të tretët në Itali për nga numri i të huajve në burgje. Arritja e një marrëveshje për kthimin e tyre në Atdhe përkthehet në kosto mjaft të larta pasi kërkon një shtim të kapacitetit me të paktën 50%, në një kohë që as kapacitetet aktuale në vendin tonë nuk janë të mjaftueshme, sipas një sërë raportesh të ndryshme.

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 22:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...