Harta me sportin më të ndjekur, shqiptarët si e gjithë Europa: Futbollin!

E Enjte, 21 June 2018 08:39

Mbizotërimi i futbollit si sporti më i ndjekur në botë është aq i qartë, sa nuk duhet të jetë surprizë për askënd që të shohë emrin e futbollit në krye të listës.

Një ndër kompeticionet më të ndjekura në botë, Kupa e Botës, ka nisur, dhe britanikët e The Independent kanë përpiluar një hartë me të dhënat e së gjithë botës, lidhur me çështjen se cili është sporti më i ndjekur. “Loja e bukur”, siç e quajnë futbollin, ka tifozë në Lindje si Japonia dhe në Perëndim si Amerika, por askund në tokë më shumë se sa në Europë, futbolli nuk është kaq popullor. Për shumicën e kombeve evropiane, kjo nuk është vetëm një lojë, por një stil jete. E në hartën e ngjyrosur me ngjyrën e futbollit, bën pjesë edhe Shqipëria.
FIFA World Cup është ngjarja e cila dominon më tepër e këtij sporti, i cili nuk është vetëm ngjarja më e ndjekur nga sportdashësit, por edhe një nga garat më të forta që qarkullojnë fitime të larta kudo në botë.
Futbolli është një nga sportet më të arritshme në botë. Futbolli dominon titujt e sporteve në disa nga vendet më të mëdha të botës duke përfshirë pothuajse të gjitha vendet europiane si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia etj. Në Amerikën e Jugut, futbolli është më shumë se vetëm një lojë, përfaqëson ëndrrat dhe gëzimin për fëmijët në Brazil, Argjentinë apo edhe vendet e tjera latine.
Sipas hartës së përpiluar, në SHBA sporti më i ndjekur është futbolli amerikan, në Kanada futbolli, në Amerikën e Jugut dominon futbolli me 80% dhe 20% kriket.
Kupa Botërore e Futbollit angazhoi 3.9 miliardë njerëz gjatë FIFA 2014, duke e bërë atë garën më të madhe sportive të ndjekur. Ndërsa finalja e Kupës së Botës 2014 u ndoq nga 700 milionë njerëz në të gjithë globin. Garat më të paguara sportive: 1.5 miliardë dollarë fitohet si shpërblime çdo vit në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, që është konkursi i elitës evropiane, ku marrin pjesë klube nga 54 vende. Në fakt 4 nga 5 garat me fitimet më të larta janë ngjarjet e futbollit (Liga e Kampionëve, FIFA World Cup, Europa League, UEFA Euro)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...