Presidenti Meta dekoron Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Hungari, Avni Hafuzi

E Enjte, 21 June 2018 09:52

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Hungari, Avni Hafuzi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”“Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes Shqipërisë dhe Hungarisë, si dhe për ndihmesën e vyer në promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare në Hungari”.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Konsulli i Nderit duke vënë në dukje se: “Kam privilegjin që si President i Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Hungari, duke punuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.”

Në pritjen e veçantë me ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në kryeqytetin hungarez, të zhvilluar në ambasadën shqiptare me rastin e vizitës zyrtare të kreut të shtetit, Presidenti Meta, duke vlerësuar përkushtimin e zotit Hafuzi sidomos për promovimin e imazhit, kulturës dhe traditave të vyera shqiptare, theksoi se shqiptarët ndihen krenarë dhe mirënjohës që përfaqësohen nga personalitete të tilla në botë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...