Matura Shtetërore, zbardhen përgjigjet e sakta të provimeve me zgjedhje

E Enjte, 21 June 2018 13:51

Dje 37 mijë maturantë në mbarë vendin iu nënshtruan provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2018-të, atij të lëndëve me zgjedhje. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmbante 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje ishin me përgjigje alternative dhe do të vlerësohen me 10 pikë, ndërsa 10 pyetje ishin me zgjidhje dhe do të vlerësohen me 30 pikë. Provimi i fundit, i cili zgjati 4 orë përgjithësisht u konsiderua mesatar nga maturantët, por shumë prej tyre u shprehën se nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për të dyja lëndët.

“Gazeta Shqiptare” publikon sot përgjigjet e sakta të disa prej testimeve në lëndët që janë zgjedhur më së tepërmi nga nxënësit. Respektivisht bëhet fjalë për skemën e vlerësimit në lëndën e Qytetarisë, Sociologjisë, Ekonomisë Bërthamë, Biologjisë Bërthamë, Filozofisë dhe Gjuhës Angleze. Ndërkohë, pas 10 ditësh maturantët do të kenë mundësinë të njihen me rezultatet dhe pikët që kanë arritur të grumbullojnë nga testet e lëndëve me zgjedhje.

Procesi i testimit
“Gazeta Shqiptare” ditën e djeshme ka qenë pranë ambienteve të gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet ku ka ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore. E pyetur nga ‘GSH’, një nga maturantet e këtij gjimnazi tregon se testet ishin mesatare, por koha për të mësuar e pamjaftueshme. “Pyetjet ishin të nivelit mesatar, por na kishin lënë shumë pak ditë për të mësuar. Ne i kemi kaluar të gjitha temat gjatë vitit, por përsëritja për dy lëndë kërkon më shumë hapësirë kohore”-thotë për ‘GSH’ nxënësja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...