Zbulohet dokumenti/ Plasari: Ndriçon historinë e pas vdekjes së Skënderbeut

Premte, 22 June 2018 12:39

Në vitin Ndërkombëtar të Skënderbeut, studiuesi, prof. Aurel Plasari sjell për historianët dorëshkrimin që do të provokojë rivendosjen e një pjese të historisë pas vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti. Sot, ai publikoi dorëshkrimin që hedh dritë mbi rrethanat e mbërritjes në Shqipëri të Skënderbeut të Ri në Arbëri, nipit të heroit Kombëtar. 

de3716ed-1ece-4337-93a8-2cb7c8d2398f.jpg

Si njihet në histori

“Në fund të shek. XV sulltanët osmanë i shtuan përpjekjet për të zgjeruar pushtimet e tyre drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Për të përballuar këtë rrezik, shtetet evropiane u përpoqën të organizonin operacione ushtarake të përbashkëta kundër Perandorisë Osmane dhe të nxitnin popujt e Gadishullit Ballkanik të hidheshin në kryengritje. Iniciativën për të zbarkuar në Ballkan e mori mbreti i Francës, Karli VIII, i cili bashkë me ushtrinë e tij kishte pushtuar një pjesë të madhe të Italisë dhe në fund të vitit 1494 mori Napolin. Përgatitjet e Karlit VIII ngjallën entuziazëm në popujt e shtypur të Ballkanit dhe qenë një nxitje për shqiptarët që të rrëmbenin përsëri armët. Në planet e këtij mbreti lëvizja shqiptare ishte llogaritur si një faktor politik shumë i rëndësishëm.

Kryengritja që filloi në Shqipëri mori përpjesëtime të mëdha veçanërisht në krahinën e Himarës dhe në viset pranë Durrësit. Shqiptarët ishin të gatshëm të sulmonin forcat osmane dhe të përkrahnin zbarkimin e ushtrive frënge. Ato riaktivizuan lidhjet me fisnikët shqiptarë të mërguar në Itali për t'i vënë në krye të luftës së tyre. Për këtë qëllim si dhe për të krijuar lidhje me Karlin VIII, shkoi në Itali kryepeshkopi i Durrësit, Martin Firmano. Por, kur po kthehej nga Italia, ai u kap në det prej venecianëve, të cilët nuk e shikonin me sy të mirë as ardhjen e ushtrive frënge në Itali, as zbarkimin e tyre në Ballkan dhe as kryengritjen në Shqipëri. Kundërshtimet që gjeti në Itali e detyruan Karlin VIII të hiqte dorë nga ekspedita dhe të kthehej në Francë më 1495. Me largimin e rrezikut frëng, në verën e vitit 1495 disa sanxhakbejlerë osmanë, që nga Vlora ku kishin sjell forcat e tyre, filluan ekspeditat ndëshkimore kundër shqiptarëve, për të rivendosur sundimin e tyre në rajonet e kryengritjeve. Por edhe këto ekspedita nuk e shuan dot qëndresën shqiptare.

Për shkak se Perandoria Osmane kishte filluar të ndërtonte një flotë të madhe në kuadrin e përgatitjeve për të sulmuar Italinë, marrëdhëniet e saj me Venedikun u acaruan në vitin 1498. Në këto rrethana, duke pasur nevojë për qëndresën antiosmane të shqiptarëve, Senati i Venedikut u përpoq të lidhej me të. Për këtë qëllim ai e nxori nga burgu Martin Firmanon dhe në qershor të vitit 1499 e nisi për në Shqipëri bashkë me emisarët e vet. Midis krerëve shqiptarë dhe të dërguarve venecianë lindën mosmarrëveshje për qëllimet, vendin dhe për shtrirjen që do të kishte kryengritja në Shqipëri. Senati ishte kundër shpërthimit të një lëvizjeje të përgjithshme dhe kërkonte vetëm një kryengritje lokale në rajonin e Lezhës. Këtu Venediku parashikonte të zbarkonte forcat e veta për të ruajtur zotërimin e Durrësit. Kurse shqiptarët ishin për një kryengritje sa më të gjerë për çlirimin e vendit. Në takimin që bënë krerët shqiptarë me emisarët venecianë në shtëpinë e Martin Firmanos në afërsi të Durrësit, mosmarrëveshjet midis tyre u acaruan në atë shkallë, saqë Republika me anën e bajlit të saj të Durrësit e helmoi Martin Firmanon.

Një muaj më vonë, në shtator 1499, shpërtheu kryengritja në rrethin e Lezhës. Rrugët për në Shkodër dhe në Dukagjin u prenë dhe funksionarët osmanë u dëbuan. Kryengritësit kërkuan që pasardhësit e Skënderbeut të viheshin në krye të lëvizjes antiosmane. Në vend të Gjon Kastriotit, që ishte i sëmurë, ata iu drejtuan birit të tij, Gjergj Kastriotit, të mbiquajtur Skënderbeu i Ri. Për të pasur nën kontroll zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri, Senati i Venedikut shpalli se merrte përsipër dërgimin e Gjergj Kastriotit dhe të forcave të tij në Shqipëri. Nga Mbretëria e Napolit Gjergj Kastrioti shkoi në Venedik, ku me premtime të ndryshme, u mbajt gjatë, për më tepër se një vit.

Gjergji u nis për në Shqipëri vetëm në pranverë të vitit 1501 kur Durrësi, që ishte nën zotërimin venecian, u rrezikua seriozisht nga sulmet e ushtrive osmane. Nisjen e Gjergj Kastriotit në Shqipëri e organizoi Venediku.”

Të paktën kështu është njohur deri më tani. 

Por dorëshkrimi i zbuluar, sipas Plasarit, ndryshon këtë të dhënë dhe duhet të bëjmë një rivendosje tjetër.

“Cfarë na ndodh në këtë rivendosje, pra rreth vitit 1499-1501 kur është shkruar në të vërtetë dora e parë e veprës së Barletit “Rrethimi i Shkodrës”. është e kundërta. Nuk janë rrethanat e paqes, në Shqipëri ka ndodhur kryengritja e Lezhës, ka ndodhur zbritja në Arbëri e Skënderbeut të Ri, i ftuar në Arbëri, me prpojektin për marrjen e Krujës dhe të Shkodrës. Çfarë ndryshon në kontekstin historik. Vendosja në rethana të tjera, në rethanat e kundërta, të kryengritjes. Këtë e ka përmendur edhe biografi I Barletit, Francesk Pali, i cili e vendos edhe ai në rethanat e paqes por që shkruan më poshtë se mund të jetë shkruar edhe më parpara. Mendja igjenioze e Francesk Palit ka kuptuar edhe më përpara kur kishte shpërthyer kryengritje në Arbëri dhe signoria (Autoriteti politik suprem I republikes se Venedikut ishte nje grup prej 10 te zgjedhurish, te cilet quhesh "Signoria", shprehje qe me kalimin e kohes filloi te simbolizonte qeverine e Venedikut.) dërgoi Skënderbeun. Ai e jep të përmbysur situatën, se nuk ishte një kryengritje e provokuar nga signoria por kryengritja e kishte filluar në Lezhë dhe kishin 2 vjet arbërit që kërkonin me këmbngulje që të vinte nipi i Skënderbeut që ishte Skënderbeu i Ri” tha Plasari.

67571f56-9ba9-4cac-8368-ea48b38daebf.jpg0e5e4616-758f-4463-9831-a8e1894acc02.jpg

 

 

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 12:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...