Ku po shkon Euro, i rikthehet rënies

Premte, 22 June 2018 17:11

Euro dhe dollari kanë humbur sot pikë në tregun e brendshëm, pas disa ditësh që valutat kishin shënuar një rritje të lehtë, por të qëndrueshme. Më i fortë ka qenën nënçmimi i dollarit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.09 lekë, duke rënë lehtë me 0.09 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Më i fortë ka qenë nënçmimi i dollari, i cili iu largua nivelit më të lartë të vitit të arritur dje, duke zbritur me 1.32 lekë, në 108.11 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës.

Rënia e euros erdhi pas një rritjeje të lehtë për tre ditë radhazi, ku monedha e përbashkët u ndihmua nga deklaratat e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se do të ndërhynin sërish në tregun valutor për të frenuar disi efektet e rënies sezonale.

Pasi arriti në 4 qershor në nivelin më të ulët në 10 vite, prej 141.27 lekë, euro u rrit me shpejtësi pas ndërhyrjes së jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë për blerje valute, duke arritur në 128.3 lekë në 11 qershor, teksa në treg u konstatuan luhatje të mëdha dhe agjencitë valutore rritën dukshëm marzhin e shitblerjes (nga 0.5 lekë në deri 2 lekë). Por, më pas euro filloi të binte sërish, si rrjedhojë e efekteve sezonale dhe ditët e fundit ka një lloj stabilizimi në nivelin e rreth 126 lekëve.

Aktorët e tregut pohojnë se në rast se nuk do të ketë ndërhyrje të tjera të Bankës së Shqipërisë tendenca sezonale do të jetë drejt forcimit të monedhës vendase, për shkak të efekteve sezonale, si ardhja e turistëve, që sa vjen e po shtohet, sidomos nga Kosova, pas mbarimit të Ramazanit javën e kaluar dhe prurjet e emigrantëve që intensifikohen në muajin gusht.

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 17:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...