Çani nuk përmbahet ndaj Veliajt: Shikojeni mirë përbindëshin tuaj

Premte, 22 June 2018 20:19

Mjafton një ditë si kjo për të kuptuar se sa fake është Përbindëshi dhe administrata lokale që ai drejton në Tiranë.

A e patë si u vërshoi uji në Tiranë sot duke bllokuar çdo aktivitet? Përbindëshi që keni votuar për t’ju rrjepur çdo ditë, vazhdon akoma t’ju hedhë hi syve dhe t’ju mahnisë jo pak prej jush me korsi biçikletash, ndonëse pa asnjë standard.

Përbindëshi vazhdon t’ju gënjejë me një shesh me pllaka WC-je, duke ju sjellë çmime fake nga Barcelona. Përbindëshi ju ka bindur se mbjellja e pemëve kuturu nëpër Tiranë, duke i vënë gjoba bizneseve, është e ardhmja juaj dhe e fëmijëve tuaj.

Përbindëshi mbledh miliona taksa nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve dhe në vend të investojë në një qytet me një nëntokë të shëndetshme dhe të qëndrueshme që i mban ujërat brenda saj, e ka mendjen gjithë ditën të mbyllë aferat miliardëshe të kullave në qendër të Tiranës, duke grabitur me lidh pronën publike dhe duke prishur Teatrin Kombëtar. Një neveri e niveleve të larta. Dhe si të mos mjaftonte kjo, del e thotë: “Skuadrat tona po mbajnë situatën në kontroll”. Skuadrat e leshit.

Vazhdoni besojini këtij Përbindëshi, por një ditë mos hajdeni në studion time dhe të ankoheni duke u qaravitur se iu zhgënjeu ky Përbindësh Fasadë që shumë prej jush e besuat me sy mbyllur.

/Zoneelire.al

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 20:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...