Disa grabitje janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një pikë e këmbimit valutor dhe 3 dyqane. Deri më tani nuk dihet shuma e parave që kanë marrë grabitësit.
Ndërkohë, nuk dihet ende pas grabitjeve fshihet i njëjti grup kriminal, apo autorët kanë qenë të ndryshëm.
Policia e Lezhës ka mbërritur në vendngjarje si dhe ngriti disa postblloqe, për të bërë të mundur edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
																					
								
 
 
						
																									
																									





