Broçkullat e Linditës janë vetëm për ekrane, fituesi i Olimpiadës mori 7

Saturday, 23 June 2018 11:12

Pas publikimit të rezultateve të provimit të gjuhë letërsisë, ka reaguar deputeti demokrat Luciano Boçi.

Sipas tij, përgjigjet e provime nuk përkojnë me mundimin e maturantëve, pasi fituesi i ‘Olimpiadës së Letërsisë në Shkodër’ është vlerësuar me notën 7, ndërkohë që me të njëjtën notë janë vlerësuar edhe nxënës të notës 5.

“MATURA “E VRARË”
Dalja e rezultateve të provimit të maturës së Letërsisë, zbuloi qartazi degradimin e Maturës Shtetërore, përmbysjen e meritës dhe paaftësinë e papërgjegjshmërinë totale të Ministrisë.
Nuk është vetëm rasti i fituesit të Olimpiadës së letërsisë nga Shkodra që denoncoi prof. Vejsiu, i vlerësuar me 7, me të njëjtën notë që e “kapën” shumë të tjerë maturantë me nivel nën mesatar (të 5-sës).
Ka shumë raste të tilla që tregojnë qartë se asgjë nuk është e rastit.
Ja disa prej tyre:
R. F vendi i parë në Olimpiadën e Letërsisë 2016, vlerësohet me 8.
M. S dhe S. LL në vende të dyta në Olimpiadën e Letërsisë 2016, marrin 8.
K. H vendi i dytë në 2018, vlerësohet mesatarisht.”, shkruan deputeti.

Boçi ka qenë tepër i angazhuar në këtë periudhë me çështjen e provimeve të maturës shtetërore, pasi ka qenë i pari që ka denoncuar qarkullimin e tezave ndërkohë që zhvillohej provimi. Sipas deputetit, arsimimi në vend është vrarë nga Ministria e Arsimit e drejtuar nga Lindita Nikolla.

“Është fare pak të thuash turp!
Dalja e testeve, menxhimi skandaloz pa rregulla, korrigjimi shkel e shko, të gjitha janë pjesë e atij zinxhiri vlerësues që nuk funksionon më. 
Broçkullat e Linditës janë vetëm për ekrane.
Mundi, puna, djersa, përkushtimi i fëmijëve e prindërve nuk kanë më vlerë.
Sot ata kanë humbur shpresën e besim tek e drejta, e mira dhe vlerat.
Arsimi është sot i përmbysur me Maturën “e vrarë” nga Ministria.
Është koha për reagim….!”, shkruan deputeti sot.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...