Policia qëllon me armë në Bulqizë, lëviznin me makinë të vjedhur

Saturday, 23 June 2018 15:01

Policia është detyruar të qëllojë me armë mëngjesin e sotëm në qytezën e Bulqizës.

Një makinë me shpejtësi të madhe ka  thyer postbllokun e policisë dhe në këtë mënyrë jo vetëm ka shkelur rregulloren por ka rrezikuar edhe jetën e banorëve të zonës.

Arsyeja sepse policia i bëri postbllok kësaj makine përveç shpejtësisë së madhe ishte edhe fakti se kishte marrë informacion për një makinë të vjedhur në Tiranë. Por hajdutët kanë përplasur makinat e policisë, duke rrezikuar edhe jetën e një punonjësi.

Më pas është qëlluar me armë.

Informacion paraprak i Policisë së Dibrës:

Me datë 23.06.2018, rreth orës 07.42, policia e Dibrës, ka marrë informacion se në Tiranë  një automjet është vjedhur dhe po lëviz në drejtim të Bulqizës.

Menjëherë është organizuar puna ku shërbime të policisë  kanë ngritur një pikë kontrolli në Qafën e Buallit me qëllim ndaljen e  këtij automjeti.

Në momentin që është afruar makina tip Benz me targa AA 186 EE,  nga shërbimet e policisë i është bërë shenjë ndalimi, por automjeti është larguar me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar  në ajër me qëllim që  automjeti të ndalej.

Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen e automjetit ku në hyrje të qytetit të Bulqizës, dy persona ende të paidentifikuar kanë braktisur automjetin duke u  larguar me shpejtësi në këmbë.

Policia e Bulqizës vijon krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e personave si dhe vijojnë hetimet për  sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...