Vetting-u, hetim edhe personave që ju kanë dhënë hua apo dhurata gjyqtarëve e prokurorëve

Diel, 24 June 2018 09:07

Personat, të cilët u kanë dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve para hua, u kanë dhuruar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, në mënyrë fiktive apo reale, duhet të justifikojnë burimin me dokumentacion ligjor para trupës së Vetting-ut dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Të afërmit, miqtë, kunetërit, bashkëjetueset, motrat, vëllezërit, vjehrri, vjehrra, prindërit, kushërinjtë dhe çdo person tjetër me lidhje interesi, që referohet nga gjyqtari dhe prokurori për justifikimin e pasurisë, po i nënshtrohet dhe do t’i nënshtrohet një hetimi të thelluar nëse huaja apo dhurata justifikohet me dokumentacion ligjor, raporton shqiptarja.com

Pavarësisht raportit që referon Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe përgjigjeve që japin bankat, shoqëritë e ndryshme dhe institucionet shtetërore, borxhlinjtë dhe dhuruesit e njerëzve të drejtësisë do japin sqarim shteruese. Një shembull se si po kalojnë në sitën e Vetting-ut të gjithë personat që kalë lidhje reale apo fiktive interesi me gjyqtarët dhe prokurorët është zbardhja e vendimit për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Fatmir Hoxha ka deklaruar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 112.36 m², me vlerë 140.450 euro. Për të justifikuar këtë shumë, përpos të tjerave, ai ka deklaruar se i ka marrë 28.500 euro borxh kunatit. Njerëzit e Veting-ut, të asistuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë marrë në pyetje kunatin dhe i kanë kërkuar justifikimin e kësaj shume.

“Për sa më sipër u mor dëshmia nga Z. A. G., i cili u paraqit pranë ambienteve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku dha deklaratën e tij, pasqyruar në procesverbalin e mbajtur, më datë 21.02.2018, në të cilën konfirmoi huanë e dhënë sipas deklarimit të subjektit të rivlerësimit. Nga verifikimi i dokumentacionit në dosje, rezultoi se nga Z. A. G., nuk është depozituar asnjë dokument për justifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, të cilën ai e ka dhënë hua”, thuhet në vendim.

Kjo praktikë hetimi do të ndiqet për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të Vetting-ut sipas përparësisë së përcaktuar nga ligji dhe shortit të hedhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...