Keni punuar por s'keni paguar sigurimet, ja çfarë duhet të bëni që të keni një pension të plotë

Diel, 24 June 2018 09:15

Situata jonormale e krijuar në pagesat e sigurimeve mund tu shkaktojë probleme kur të mbushni moshën e pensionit. Nga një njoftim i fundit i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, mësohet se një pension i plotë pleqërie mund të përfitohet për 36 vite e 4 muaj sigurim. Ndërsa një pension i pjesshëm pleqërie përfitohet për 15 vite sigurim.

Për të gjithë ata persona që kanë vite ose muaj pa paguar kontribute dhe që nuk arrijnë shifrën e kohës së duhur për të përfituar pension pleqërie, parashikohet pagesë për të plotësuar kontributet. Pagesa e kontributit që çdokush mund të paguajë është 5.184 lekë në muaj. Kjo shifër llogaritet një muaj kontribute, ndërkohë për një vit duhet të paguhet 62.208 lekë, ose 490 euro.

Por ISSH aplikon edhe zbritje, në rast se do të bëhen parapagime nga qytetarët në fillim të periudhave. Kjo do të thotë se ata emigrantë, të cilët ende nuk kanë mbushur moshën e pensionit, por mendojnë që ta kalojmë moshën e tretë në atdhe mund të përfitojnë zbritje. Sipas njoftimit, qytetarët që zgjedhin një opsion të tillë, përfitojnë 6% zbritje nga shuma e kërkuar për një pagesë vjetore; 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3-mujore.

Çdo person që kërkon të përfitojë pension, mund të futet në këtë skemë edhe pa qenë i siguruar më parë. Ndërkohë, me një pagesë më të lartë se shuma e kërkuar, pensioni që përfitohet është edhe më i lartë, saktëson Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Pensionet mbeten një problem i madh sidomos për emigrantët shqiptarë. Pjesa dërrmuese e tyre janë larguar në periudhën kur duhet të kontribuonin më shumë në skemë. Në shtetet ku ata jetojnë dhe punojnë, edhe në rastet kur sigurimet u janë paguar, ato nuk i’u njihen në Shqipëri, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes vendeve.

Kjo do të thotë se, kur një pjesë e tyre kthehen në Shqipëri në moshën e pensionit, nuk përfitojnë pension pleqërie. Ndërkohë, shteti ku kanë punuar mundet t’u refuzojë pagesën e një pensioni nëse ata nuk do të vazhdojnë të jenë rezidentë atje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...