VIDEO/ Siriani “kuqezi”: Kampi i refugjatëve në Tiranë, plot

Diel, 24 June 2018 11:55

Tabi, refugjat lufte u emocionua dje kur pa dy shqiptarë të festonin me shqiponjë fitoren me Serbinë. Ai është një 23 vjeçar me baba sirian dhe nënë marokene, që prej 8 muajsh jeton në Tiranë, në qendrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve në Babrru. Ka mbaruar studimet për infermieri, por thotë se ëndrra e tij e vërtetë është futbolli.

“I njoh të gjitha skuadrat shqiptare, si Partizani dhe Tirana, por dua të më jepet një mundësi , të më ndihmojë dikush, ndonjë menaxher që të provohem, përveçse në Marok kam luajtur edhe në Turqi me Basaksehir, futbolli është jeta dhe ëndrra ime”, shprehet ai

Top Channel: Do të pëlqente të luaje me kombëtaren shqiptare?

Tabi: Sigurisht, un jam një mesfushor qendre tipik, jam shumë teknik, mund të shërbejë shumë mirë.

Në qendrën e azilkërkuesve qëndrojnë edhe shtetas të kombësive të tjera nga vendet e treta.

“Edhe un jam nga Siria, kam 5 ditë që erdha nga Kapshtica, dua të qëndroj këtu në Shqipëri”, shprehet një emigrant.

“Unë jam nga Iraku, por dua të shkoj në Gjermani, rruga deri tani më ka kushtuar 2500 dollarë amerikanë”, ka deklaruar një tjetër.

“Vi nga Jemeni, kam dëgjuar që këtu jetohet mirë”, thotë një tjetër. TCH

Modifikuar më Diel, 24 June 2018 11:57

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...