×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Në vend të zisë për dokumentet që nuk kthehen më

Diel, 24 June 2018 18:18

 

Nga Kastriot Dervishi

Mjaftoi një shi i një nate vere që bashkisë së kryeqytetit tonë (agjencisë më të madhe të propagandës komunale) dhe sheshit “Skënderbej” t’i hynte uji deri në palcë deri te dokumentet e veta, viktimat e radhës në shtetin më armiqësor të Europës ndaj arkivave. Duke qenë një shtet i tillë, dokumentet gjithnjë vihen në vende të diskutueshme të sigurisë të prekshme nga uji, zjarri, etj. Pamje të tilla si ato që shohim për tharjen e dokumenteve janë çmimi i vërtetë ndërkombëtar që Bashkia e Tiranës i ka vënë vetes. E meriton tërësisht atë çmim të degradimit e mosqeverisjes.

Dihet mirë se institucionet tona rregullojnë mirë e mirë zyrat e bejlerëve (ministrit ose kryetarit), të qehallarëve (sekretarë të përgjithshëm e drejtorë) e gjithnjë në podrum dërgojnë dokumentet e tyre. As llogarisin se dokumentet duhet të qëndrojnë në mjediset më të mira të çdo institucioni, as kushtojnë ndonjëherë ndonjë vëmendje minimale, as kanë respekt për sekretarët e për arkivistët, sepse sipas përllogaritjeve që bën strategu i “administratës” DAP-i, këta nuk janë “politikbërës”, por personel shërbimi (të barabartë me punëtorët që hapin kanale, hamejtë, etj). Dëmtimi i dokumenteve që është një dukuri që është shpeshtuar shumë vitet e fundit, tregon degradimin e thellë ku ka hyrë administrata e shtetit shqiptar. Rasti i Bashkisë së Tiranës nuk është i veçuar, por vijim i disa veprimeve të përsëritura prej vitesh. Bashkia në fjalë është ndoshta institucioni më qesharak i vendit, e cila detyrën numër 1 të saj ka propagandën komunale, në mënyrë që populli të bombardohet me lajme që të kujtojë se ndodhet në vendin më punëtor në botë. Kjo gjë shihet te lajmet komunale që shpërndan vetë bashkia e që shfaqen në të gjitha televizionet, sigurisht jo veresie. Kryetari i Bashkisë paguan nga fondet e taksapaguesve plot 14 këshilltarë vetjakë. Vetëm aparati qendror i bashkisë (pa llogaritur njësitë administrative, ndërmarrjet e pastrimit, etj), është rreth 700 punonjës, një pjesë e mirë të cilëve merren vetëm me propagandën. Këtu sigurisht, vendin më të papërfillshëm, e po ashtu me pagat më të vogla, i zënë sekretarët ose arkivistët. Bashkia e Tiranës nuk ka arkiv, por sekretari-arkiv. Kjo bashki është subjekt i Arkivit Vendor të Qarkut të Tiranës, i cili për vete është në një zgiq te godina e tatim-taksave. Për ta lehtësuar procesin e shkatërrimit të dokumenteve që tashmë është politikë shtetërore, kryeministri e shkriu fare Arkivin e Vendor të Tiranës. Do mjaftonte që të kurseheshin paratë e dy javëve të propagandës komunale që bën përditë kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ishte ndërtuar një vend i mirë për sekretari-arkivin e kësaj bashkie. Do mjaftonin disa muaj kursimi propaganda që Tirana të kishte arkivin e saj vendor të qarkut.

Kujtoj gjithashtu se nuk është e parë që përmbyset një sekretari-arkiv. Kujtoni përmbytjen e Gjykatës së Tiranës diku nga viti 2000. Dëmi ishte i pallogaritshëm. Çfarë u bë? Asgjë. I njëjti sistemi vijoi, i njëjti degradim. Do shohim që do ngrihen autoritete parazite propagande, por kurrsesi të zbatohet ligji që detyron shtetin të mbrojë arkivat. Raste të tjera presim të shohim në vijim...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...