Shqiptarët të “çmendur” pas alkoolit dhe duhanit

Hënë, 25 June 2018 12:33

Shqipëria rezulton se ka importuar gjatë vitit 2017 më shumë se 20 miliard lekë pije dhe duhan.

Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, vitin e kaluar importi i këtij grupi mallrash u rrit me rreth 2 miliard lekë në krahasim me vitin 2016.

E në periudhën 5 vjeçare (2013-2017) rezulton se vitet 2014 dhe 2015 kanë qenë vitet kur importet e pijeve dhe duhanit kanë shënuar rënie të konsiderueshme, raporton portali ekonomik SCAN. Në vitet 2014 dhe 2015 Shqipëria ka importuar rreth 16 miliardë lekë pije dhe duhan (secilin vit), 3 miliardë lekë më pak se në vitin 2013.

Situata ka ndryshuar në vitin 2016 kur shifra e importeve shkoi në 18.3 miliard lekë, duke shënuar një rritje me 2.3 miliardë lekë krahasuar me dy vitet e mëparshme. Ndërsa në vitin 2017, importet e pijeve dhe duhanit shënuan rritjen më të madhe duke kapërcyer me më shumë se 1 miliard lekë rekordin e vitit 2013.

Eksportet pije dhe duhan

Vitet 2014 dhe 2015 kanë qenë vite ku edhe eksporti i pijeve dhe duhanit ka shënuar rënie, edhe pse jo në nivelin e importeve. Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se në vitet 2014-2015 Shqipëria ka eksportuar rreth 1,1 dhe 1 miliardë lekë përkatësisht, duke shënuar rënie përkatësisht me rreth 100 dhe 200 milionë lekë krahasuar me vitin 2013.

Në vitin 2016, situata e eksporteve rezulton se ka shënuar një kthesë, duke pasur një rritje me 600 milion lekë krahasuar me vitet e mëparshme (1.6 miliard lekë). Ndërsa në vitin 2017, Shqipëria rezulton se ka eksportuar pije dhe duhan në vlerë rreth 1.5 miliard lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...