Investimet e huaja – TAP dhe Statkraft dominojnë edhe për tremujorin e parë

Hënë, 25 June 2018 15:27

Dy projektet madhore të investimit në sektorin energjetik dominuan investimet e huaja direkte edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet në energji arritën vlerën e 182 milionë eurove, sa rreth 64% e totalit të investimeve të huaja direkte gjatë periudhës.

Duke kryqëzuar të dhënat e investimeve sipas sektorëve me ato sipas shteteve, mund të arrihet në konkluzionin se këto investime i takojnë kryesisht dy ndërmarrjeve, TAP dhe Devoll Hydropower. Investimet zvicerane, shtet ku është e regjistruar kompania TAP, kishin vlerën e 106 milionë eurove.

Ndërsa investimet hollandeze kishin vlerën e 76 milionë eurove, që i takojnë kryesisht kompanisë Stakraft Markets BV, aksioner i vetëm i Devoll Hydropower dhe kompani e regjistruar në Holandë.

Investime të konsiderueshme gjatë tremujorit të parë erdhën edhe në aktivitete e shërbimeve profesionale dhe atyre administrative e mbështetëse. Të dy grupet që përfshijnë këto shërbime gjeneruan mbi 60 milionë euro investime të huaja.

Në mungesë të detajimit të të dhënave është e vështirë të përcaktohet natyra e saktë e aktivitetit të këtyre investimeve, megjithatë një pjesë e mirë i takojnë ndërmarrjeve call center, që, me sa duket, vazhdojnë të tërheqin investime të huaja.

Sektori financiar edhe për tremujorin e parë vazhdoi të sillte investime të konsiderueshme, për një vlerë prej 24 milionë eurosh, të cilat i takojnë kryesisht sektorit bankar.

Ndërkohë, për t’u përmendur është tendenca negative e investimeve në sektorin e telekomunikacioneve, ku rënia e përfitueshmërisë po bën që shumë prej investitorëve strategjikë të shtrëngojnë dorën në kryerjen e investimeve të reja.

Sektori i industrisë nxjerrëse për tremujorin e parë regjistroi investime në vlerën e 29 milionë eurove, në rënie të ndjeshme kundrejt vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor i takojnë kryesisht industrisë së nxjerrjes së naftës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...