Ndikimi i Erdogan në tregje – Fitorja mund të mos mbështesë ekonominë

Hënë, 25 June 2018 15:53

Ekonomia dhe tregjet e Turqisë pritet të kenë luhatje ndërkohë që investitorët po monitorojnë lëvizjen e ardhshme të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, pasi fitoi zgjedhjet ditën e Diel.

Vend po përballet me disa probleme si rënia e madhe e lirës, inflacionin në mbi 12% nga 5% që është objektivi dhe me idenë që Erdogan po cenon pavarësinë e Bankës Qendrore.

Duke shtuar shqetësimet, Erdogan që është në pushtet që prej vitit 2003 dhe zgjeroi fuqitë e tij në votimin e së Dielës, ka kërkuar gjithnjë një rritje të fortë ekonomike, sa do të mëdha që të jenë kostot.

Ai ka frenuar rritjen e normave të interesit, duke bërë thirrje për politika monetare që i japin prioritet rritjes ekonomike, në vend të kontrollit të inflacionit. Sipas analistëve kjo do të sjellë ndikime më të mëdha në aktivet e Turqisë.

Sipas tyre, efekti pozitiv pas zgjedhjeve pritet të jetë i përkohshëm dhe tregjet do të nisin dobësimin nëse masat politike nuk trajtojnë inflacionin e lartë dhe varësinë nga jashtë.

Banka Qendrore nuk ka rritur mjaftueshëm normat e interesit si në vendet e tjera, për shkak se guvernatori është përqendruar te rritja e PBB e jo te inflacioni dhe stabiliteti i valutës.

Sipas analistëve, 2 çështje kryesore se ku Qeveria turke duhet të fokusohet janë zgjidhja e sfidave makroekonomike dhe heqjen e dyshimeve që Banka Qendrore nuk është e pavarur.

Presidenti, që e ka quajtur veten “armiku i normave të interesit”, ka parandaluar çdo përpjekje për tkurrje monetare.

 

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 15:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...