ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët: Ja rrugët që bllokohen nesër

Hënë, 25 June 2018 20:18

Punimet në rrugë për riparim e shtresave asfaltike do të vijojnë. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kanë informuar qytetarët se prej mëngjesit të së martës, ora 06:00, në autostradën Tiranë-Durrës do të vijojë faza e pestë të punimeve. Në këtë fazë punimet do të kryhen në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi Sukth, në drejtimin Durrës-Tiranë.

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në autostraden Durrës – Tirane në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë te marte ne oren 06-00 te mengjesit fazen e pestë të punimeve ne segmentin Ura e dajlanit – Mbikalimi Sukth ne drejtimin Durres – Tirane.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se marte date 26/06/2018.

2. Automjetet qe udhetojne nga Durresi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

3. Ky devijim do te perfundoj deri diten e marte date 26/06/2018 ora 24:00

Plani menaxhimit te trafikut i sipercituar mund te ndryshoj ne varesi te kushteve te motit, ne cdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe perdoruesit e rruges.

Ju njoftojme se punimet e fazes e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit – Ura e Dajlanit drejtimi Tirane – Durres kane perfunduar dhe segmenti rrugor eshte i hapur per trafikun perpara afatit te parashikuar

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 20:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...