Kampionati Botëror i futbollit, vrasës i kreativitetit?

Tuesday, 26 June 2018 08:02

(Drejtuesit e kompanive duhet ta përqafojnë Botërorin për të përmbushur objektivat e tyre…)

Çdo katër vjet, ndërkohë që tifozët e futbollit përgatiten për të ndjekur Kupën e Botës, në anën tjetër, kërkuesit angazhohen për të kuptuar se sa u kushton ky kompeticion punëdhënësve dhe ekonomive.

Kontributi ynë në këtë fushë tregon se llogaritja është pak më komplekse se sa është pranuar përgjithësisht.
Për të llogaritur numrin e orëve produktive në rrezik gjatë Kampionatit Botëror të këtij viti, supozojmë që orët e qëndrimit në zyrë janë në intervalin 9:00 – 17:00 dhe se 50% e forcës së punës së çdo vendi do të jetë e interesuar të ndjekë ndeshjet. Sipas vlerësimit tonë, një total prej 14.5 miliardë dollarësh e Produktit të Brendshëm Bruto në mbarë botën është në rrezik gjatë dy javëve të para të Kompeticionit. Prej këtu, megjithatë, gjërat ndërlikohen.

Ndoshta, në mënyrë të pandërgjegjshme, ndjekja e ndeshjeve të futbollit mund ta bëjë më produktive ditën e punës. Siç tregon një studim i fundit, të shikosh ndeshje futbolli mund të ndikojë në lumturinë e një tifozi një orë para fillimit të ndeshjes dhe tre orë pas përfundimit të saj. Një hulumtim tjetër demonstron se duke rritur lumturinë e njerëzve përmirësohet 10 – 12% produktiviteti i tyre në punë, gjë që do të thotë se “një ditë e mirë në fushë” do të çojë drejt një dite më të mirë në punë.

Por ndikimi negativ i humbjes së skuadrës së zemrës është dy herë më i madh se rritja e lumturisë në rast fitore.
Çfarë na thonë këto shifra rreth Kampionatit Botëror?

Duke përdorur këto të shifra si një bazë referimi, kemi përllogaritur se sa rezultati i pritur në çdo ndeshje do të ndikonte tek produktiviteti i punonjësve. Në përgjithësi, zbuluam se gjysma e 48 ndeshjeve në fazën e grupeve mund të ketë pasoja ekonomike. Edhe pse këto shifra në thelb janë spekulative, megjithatë ato mund të tregojnë një situatë të dobishme ekonomike.

Le të marrim si shembull ndeshjen Francë – Peru, që u luajt të enjten e javës së kaluar (në 2:00 me orën lokale në Francë). Duke qenë se Franca kishte më shumë probabilitet për të fituar, u vlerësua se punonjësit francezë do të ishin 4,4% më shumë produktivë në punë, që gjë nënkupton një rritje prej 354 milionë dollarësh në PBB. Ky mund të duket një lajm i mirë, por kjo rritje nuk i afrohet kompensimit prej 2 miliardë dollarësh të humbura gjatë dy orëve të zhvillimit të ndeshjes.

Ndërkohë në Brazil, situata është krejt ndryshe. Ndeshjet e tij përballë Serbisë (27 qershor, e mërkurë) dhe Kosta Rikës (e luajtur të premten më 22 qershor; Brazil – Kosta Rika, 2- 0) duket se do t’i kushtojnë shtrenjtë, pasi luhen gjatë ditëve të javës. Edhe pse Brazili është favorit për të fituar Kupën e Botës Rusi 2018, rritja e produktivitetit në rast fitoreje nuk do të ishte e mjaftueshme për të kompensuar orët e humbura të punës. Ndërsa një humbje e papritur, do të ishte katastrofë. Nëse Brazili do të ishte mundur nga Kosta Rika, produktiviteti do të kishte rënë me 14,4% në orët në vijim pas ndeshjes.

Duke qenë se ndeshjet e Botërorit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në produktivitetin e punonjësve, çfarë masash duhet të marrin kompanitë? Qeveria e Brazilit, për shembull, ka propozuar një masë unike – do t’u japë leje punonjësve të zyrave të shtetit, gjatë kohës kur luan Brazili. Gjatë fazës së grupeve, pjesa më e madhe e agjencive të shërbimit publik do t’u japë leje punonjësve të dalin më herët nga puna kur Brazili luan pasdite, apo të vijnë pak më vonë në punë, kur Brazili luan në mëngjes.

Por përtej Brazilit, megjithatë, pak vende do ta bënin një hap të tillë. Kjo do të varet nga punëdhënësit se si do ta menaxhojnë situatën në fjalë.

Një mundësi do të ishte që të injoroni zhvillimin e Kampionatit Botëror, dhe të prisni nga punonjësit të punojnë normalisht. Një tjetër do të ishte negocimi. Lërini punonjësit t’i rregullojnë oraret për të parë ndeshjet dhe në këmbim ta rikuperojnë kohën e humbur në një mënyrë tjetër. Të dyja taktikat do të reduktonin ndërprerjet gjatë orarit të punës. Por mund të ishin edhe një mundësi e humbur. Një mundësi e tretë merr shkas nga legjenda e futbollit holandez Johan Cruyff, i cili dikur pati thënë: “Sulmi është mbrojtja më e mirë”.

Në këtë frymë, përse të mos ndizni TV në zyrë dhe të ftoni punonjësit të shihnit ndeshjet së bashku? Po është e vërtetë, gjatë kësaj kohe, pak punë do të bëhej… Por mendojeni si një mundësi për të përmirësuar angazhimin, për të kultivuar një ndjenjë më të fortë në komunitet dhe për të forcuar vullnetin në një afat të gjatë.

Përfitimet e një qasje të tillë do të ishin më të vështira për t’u matur se sa orët e humbura të punës. Por mbani mend, që kënaqësitë më të mëdha në futboll dhe në sport në përgjithësi, janë zakonisht të pamatshme dhe se kostot dhe përfitimet e vërteta të Kupës së Botës nuk mund të maten sigurisht me para. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...