IFC: Shqipërisë i duhet një ligj i ri për investimet

Tuesday, 26 June 2018 10:35

Korporata Ndërkombëtare Financiare ka parashtruar në një prezantim të sajin për Këshillin e Investimeve arsyet se pse Shqipëria ka nevojë për një ligj të ri gjithëpërfshirës në fushën e investimeve. Prezantimi “Përafrimi i Legjislacionit Shqiptar me Praktikat më të Mira Ndërkombëtare” që mban “firmën” e Marc Reichel, ekspert i IFC nënvizon se ligji aktual i investimeve i vitit 1993 është tepër i vjetruar.

Së dyti ai rekomandon që legjislacioni që lidhet me investimet duhet të jetë gjithëpërfshirës si për investimet e huaja ashtu edhe ato vendase, investimet e rregullta dhe strategjike duke e bërë atë një ligj më të fuqishëm.

Ai u ndal edhe tek investimet strategjike duke theksuar se ligji i miratuar në vitin 2015 po skandon. Dhe më të drejtë në nenin 16 të ligjit “Për investimet strategjike” thuhet se: Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, është data 31 dhjetor 2018.

Praktikisht nga 1 janari 2019 investimet strategjike mbeten të pa mbuluara dhe kjo në një kohë kur qeveria në paketën e saj fiskale të vitit 2018 përfshiu disa lehtësime për investitorët strategjikë dhe ata me status special kryesisht në fushën e hotelerisë.

Së fundmi IFC nënvizon se Shqipëria ka nevojë për legjislacion të ri një fushën e investimeve pasi i nevojitet mbështetje e mëtejshme për politikat vendase dhe të huaja si dhe marrëveshjet bilaterale ndërkombëtare që Shqipëria ka.

 

Çfarë mungon sot në legjislacion

IFC ka nënvizuar disa nga aspektet që mundojnë në legjislacionin për investimet dhe që duhet të merren parasysh në vijim nga ana e Shqipërisë gjatë periudhës së hartimit të projektligjit.

Kështu së pari mungon pjesa që lidhet me “lirinë për të investuar” kurse në praktikat ndërkombëtarë prezantohet lista negative për të informuar investitorët. Së dyti mungon pjesa që sanksionon “lirinë për të menaxhuar kompaninë e vetë” dhe kjo në legjislacionin ndërkombëtar përcaktohet me një deklaratë për mosndërhyrjen e shtetit.

Mungon pjesa për “detyrimet e investitorit” pasi sipas praktikave më të mira ndërkombëtarë për të balancuar ligjin, kjo pjesë mund të shprehë që investitorët nuk kanë vetëm të drejta por dhe detyrime.

Po kështu mungon pjesa për incentivat e investimit që sipas praktikave ndërkombëtare përfshin parimet për vlerësimin e incentivave ekzistuese dhe të reja duhet të vendosen në ligjin e ri, por incentivat aktuale i lihen legjislacionit specifik.

IFC rekomandon në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare edhe pjesën që lidhet me mekanizmin e ankesave që aktualisht është inekzistent. Ky është një mekanizëm ankesash për investitorët që përfshihet për të zgjidhur mosmarrëveshjet në një fazë të hershme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...