Përkujtohet 135-Vjetori i hapjes së Teqesë së Bllacës në Bulqizë

Tuesday, 26 June 2018 12:59

Në Bulqizë është kremtuar 135-vjetori i Teqesë së Bllacës, ku mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Në këtë aktivitet përkujtimor institucioni i Presidentit të Republikës i akordoi pas vdekjes, Baba Ismail Jangullit, urdhrin e lartë "Naim Frashëri", si udhëheqës i shquar fetar, për mbrojtjen e traditave të vyera të besimit bektashian.

Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi lart Teqenë e Bllacës dhe punën plot devotshmëri pasion dhe përkushtim që bëri për ringritjen e saj pas viteve 90 in ndjeri Baba Ismail Janku.

“Është një eveniment vërtet i veçantë se dekorohet një nga udhëheqësit tanë të kësaj teqeje i cili me mund dhe sakrifica dha gjakun e tij duke u mbështetur edhe nga ju të gjithë që merrni pjesë. Bëri këtë teqe të bukur, të ndërtuar në këtë luginë të gjelbër, të ndërtuar mes këtyre maleve, duke i dhënë dritë bektashizmit, duke  dhënë dritë njerëzimit, duku ju dhënë dritë edhe juve, familjeve tuaja, fëmijëve tuaj. Edhe baba Ismaili arriti të bëhet një figurë e ndritur, një figurë e cila ndriçoi njerëzinë, paqen dhe dashurinë”, tha ndër të tjera Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

1

Më pas përfaqësuesi i Presidencës, Bledi Dervishaj në emër të Presidentit të Republikës Ilir Meta i akordoi pas vdekjes Baba Ismail Jangullit titullin e lartë Naim Frashëri me motivacionin për kontributin si udhëheqës i shquar fetar në vlerësim të sakrificave për mbrojtjen e traditave të vyera të besimit Bektashian në udhën e Haxhi Bektash Veliut.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...