×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rrëfimi i biznesmenit në Gjermani, dhe misteri i "Toyotës" që erdhi nga Hanoveri

Tuesday, 26 June 2018 17:22

Ilir Doçi është biznesmeni shqiptar që jeton në Gjermani, emri i të cilit rezulton i përfshirë në sekuestrimin e vlerës më të madhe monetare të zbuluar nga autoritetet, atë të 3.4 milionë eurove me burim të padeklaruar, fshehur në vende të modifikuara brenda dy makinave Toyota Yaris që u kapën në portin e Durrësit.

Gjithçka e ka mësuar përmes mediave. Biznesmeni me origjinë nga Kukësi që jeton dhe ushtron aktivitetin e tij prej më shumë se 20 vitesh në Aachen në Gjermani, shumë pranë me Belgjikën, thotë se nuk ka asnjë dijeni dhe lidhje me miliona eurot që u gjetën brenda makinave të sjella me kamion transporti në Portin e Durrësit. 

Në një rrëfim të tijin për Express, Doçi thotë se në biznesin e tij “DOCI GmbH” ka mbërritur të enjten e shkuar më 21 Qershor 2018, një kamion, nga kompania e transportit në pronësi të Edi Likës, me 8 automjete të ngarkuara.

Doçi, me agjencinë e tij koncensionare vec shitjes për tregun gjerman së automjeteve të përdorura, bën edhe sigurimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për transportimin e automjeteve për në Shqipëri.  Për dokumentacionin e makinave Toyota Yaris dhe një Opel, Doçi thotë se është kontaktuar nga Klevi Lika, djali 21-vjeçar i Edi Likës, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë. Klevi, administron kompaninë e babait të tij për për transportin e automjeteve nga Belgjika në Gjermani dhe më tej përmes Italisë mbërrinin me traget në Portin e Durrësit.

Kështu, të enjten, në ambientin që ai ka me qira në Aachen, një fushë e madhe për parkimin e kamionëve që vijnë ngarkuar me makina, ka mbërritur edhe kamioni në pronësi të Edi Likës. Ky i fundit gjithashtu pronar i një servisi në periferi të Tiranës. Ilir Doci thotë se në fushën e biznesit të tij u parkua kamioni me 8 makina mbi të, të cilave ai thotë se do t’i siguronte dokumentacionin e nevojshëm doganor. Automjetet kanë mbërritur nga Belgjika të gjitha pa targa, dhe Doçi tregon se dokumentetet, pra targat provizore (të kuqe), deklaratën doganore dhe faturat hyrëse dhe dalëse, do t’i kryente për të gjitha makinat. Klevi Lika shoqëronte në këtë udhëtim, shoferin e kamionit Agim Ceka, ku ky i fundit sipas rrëfimit të Ilir Doçit, i ka kërkuar faturë blerëse të automjeteve, pasi nuk e kishin marrë në Belgjikë, prej nga ishte origjina e vërtetë e blerjes së makinave të përdorura.

Për Express, biznesmeni shqiptar në Gjermani prej 25 vitesh në këtë fushë, tregon se zgjodhi t’i ndihmojë duke i plotësuar me shkrim dore një faturë fiktive përmes së cilës thuhet se makinat janë blerë në biznesin e tij në Aachen dhe jo në Blegjikë. Ai sqaron se për automjete të vjetra, jo shumë të kushtueshme, në Gjermani nuk është e nevojshme procedura e ndjekur si në Shqipëri, ku për shitjen e një automjeti duhet patjetër kontratë shit-blerjeje noteriale. Në Gjermani, në raste të tilla, gjithçka bëhet pa noter.

Një detaj që Doçi zbulon për Express, është fakti se Klevi Lika dhe shoferi Agim Çeka, 61 vjeç nga Luzi i Madh, kanë qëndruar tre ditë në biznesin e tij, dhe kanë fjetur në kamion. Aty, Klevi Lika ka pritur edhe një makinë të nëntë, veç 8 automjeteve që ishin ngarkuar mbi kamion. Automjeti – tregon Doçi – ka ardhur nga Hanoveri në Aachen, dhe ndërsa shoferi është nisur të shtunën për në Shqipëri me kamionin me 8 makina, 21-vjeçari ka drejtuar automjetin e ardhur nga Hanoveri. Edhe kjo makinë ishte pa targa dhe të gjitha letrat janë plotësuar nga kompania e Doçit, sikur ishin shitur prej tij.

Express mëson se nga Belgjika me kamion janë nisur 9 makina, por Doçi thotë se në biznesin e tij kamioni ka mbërritur me 8 makina dhe më tej e nënta ka ardhur më tej nga Hanoveri.

9 makinat mbi kamion ne Blegjike, me kurriz (ne foto) shoferi Agim Ceka

Në letrat doganore, Ilir Doçi ka plotësuar dokumentacion me intinerat Gjermani-Itali-Shqipëri, dhe në Itali kalimi do të bëhej përmes portit të Anconës. Por kamioni me automjete ka zgjedhur të dalë nga Porti i Barit, për të mbërritur të dielën në Durrës më 24 qershor, ku brenda dy makinave Toyota Yaris, u zbuluan 3.4 milionë euro.

Kjo nuk ishte marrëdhënia e parë e punës që Ilir Doçi kishte pasur me Klevi Likën. Ai thotë se në dy muajt e fundit, ka kontaktuar tre herë me ta, ku i ka bërë dokumentacionet doganore për transportimin e automjeteve nga Belgjika në Shqipëri. Veçse në rastet e shkuara, Doçi thotë për Express, se faturat e shit-blerjes kanë qenë nga Belgjika dhe nuk i ishte dashur të bënte fatura fiktive shitjeje sikur ishin shitur nga biznesi i tij.

Përfshirjen e tij në këtë histori, Ilir Doçi e ka mësuar nga mediat, por thotë se nuk ka asnjë dijeni për paratë e paligjshme që u gjetën brenda makinave. “Makinat vetëm i kam parë kur kanë mbërritur mbi kamion, as nuk i kam prekur me dorë”, thotë ai.

Përmes Klevi Likës, Ilir Doçi është lidhur edhe me Alban Mollaymerin, 40-vjeçarin nga Tirana, në emër të të cilit janë bërë të gjitha letrat doganore. Mollaymeri është pronar i një servisi në periferi të Tiranës, dhe makinat janë porositur në emër të tij.

Por Policia shqiptare thotë se ka ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit Elvis Vladi 38 vjeç dhe Alfred Vladi 33 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, dy kushërinjtë tashmë të shpallur në kërkim nga autoritetet. 

Policia ka vënë në pranga si të përfshirë në këtë histori mbuluar nga misteri, shoferin Agim Çeka, pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika (Cani), djalin e tij  administrator i firmës Klevi Lika, dhe porositësin me dokumentacion të makinave Alban Mollaymeri.

Historia nis të enjten me një deklaratë nga Kuvendi të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili tha nga foltorja e parlamentit se një skandal do i plaste kreut të grupit parlamentar Socialist Taulant Balla me makinat Toyota Yaris dhe me euro të fituara nga trafiku i drogës. Dhe ashtu ndodhi vërtetë.

Të dielën mbi një kamion që transportonte makina nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë, policia gjeti 3.4 mln euro të fshehura në 2 makina, nga 9 që transportoheshin gjithsej. Paratë u gjetën brenda dy Tiyotave njëjtë sic denoncoi lideri i opozitës. Një fakt i çuditshëm sesi pasi janë dekonspiruar, këto miliona euro të mos e ndërprisnin rrugën për në Shqipëri. Ndoshta siguria për të mbërritur në destinacion pa asnjë shqetësim, nuk e ndali rrugën e tyre. Por nuk dihet se çfarë nuk ka shkuar më tej që paratë e fshehura në dy Toyotat brenda të cilës kishte modifikime që u shpëtojnë edhe skanerit në doganë, të zbulohej kjo vlerë e madhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...