×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lezhë/ Hajdutët bëjnë kërdinë në fshatin Rrilë, vjedhin gjithë gjënë e gjallë

Tuesday, 26 June 2018 17:28

Banorët e fshatit Rrilë të Lezhës kanë denoncuar se hajdutët po i vjedhin bagëtitë dhe shtëpitë çdo natë.

Banorët e këtij fshati kanë thënë se hajdutët janë duke bërë vjedhje çdo natë dhe se asnjë nuk po i ndal.

Sulmi më i fundit në Rrilë të Lezhës ndodhi familjen e Ndue Karaçit. Kur ai shkoi në stallë nuk gjeti asnjë nga kafshët që rriste.

Hajdutët fillimisht i kanë helmuar qenin dhe me pas i morën shpendët, derrin dhe pesë delet. Karaçi dyshon se hajdutët duhet të mbështeten nga ndonjë punonjës policie, pasi në fshat çdo natë ka vjedhje dhe grabitje.

“Në lagje ndodhin një herë në dy ditë. Policia nuk merr asnjë masë. Për mua është në bashkëpunim”, shprehet Ndue Karaçi banorë i Rrilës.

Që hajdutët janë ulur ngeshëm në këtë zonë e thonë edhe banorët e tjerë. Syri.net shkruan se banorët janë të shqetësuar dhe i kërkojnë ndihmë policisë për të marrë situatën në kontroll.

“Në zonën tonë vidhen shumë bagëti dhe vjedhje të pa pame”, shprehet Pjetër Matrizi.

“Brenda dy javëve në fshatin Rrilë janë bërë mbi 15 vjedhje”, shton Arben Paluca.

“I kam parë me sytë e mi duke gjujt hajdutat familjarët, janë liru dhe kanë dalë jashtë pas një muaji”, thotë Ardian Kola.

Pas denoncimeve publike të banorëve të Rrilës, një zyrtar i lartë i policisë tha se për çdo rast është vepruar në përputhje me ligjin. Dhe policia fton qytetarët të denoncojnë, jo vetëm ngjarjet, por edhe punonjësit e policisë të implikuar në to.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...