Ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë, arrestohet edhe një tjetër

E mërkurë, 27 June 2018 09:39

Arrestohet nje tjeter person ne akuze per vrasjen e biznesmenit vlonjat Vasil Dervishaj, 29 vjeç, i cili u ekzekutua teksa po udhëtonte me një mjet tip “Ford” me targa italiane OD 467 AF.

Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar sot shtetasin Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë. “Arrestimi i tij u be pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”- njofton policia.

Njoftimi i policisë

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve ndaj personit dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë.

U krye ndalimi i tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

(Lidhur me ngjarjen e datës 04.06.2018, ku në lagjen ”Pavarësia”, mbeti i vrarë shtetasi V.D.)

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Arrestimet fill pas ngjarjes 

Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

Ø     E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

Ø     A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ø     Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Ø     Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

–     një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

–     një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

–     një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

–     si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:

–     Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

–     Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...