Transporti i mallrave – Në rënie për muajin maj

E mërkurë, 27 June 2018 15:35

Volumi i tregtisë së mallrave pësoi rënie gjatë muajit maj. Sipas Institutit të Statistikave, volumi i mallrave pësoi rënie në transportin detar, hekurudhor dhe ajror. Në veçanti, në transportin detar, ku bëhet edhe volumi më i lartë i tregtisë së mallrave, për muajin maj u regjistrua një rënie me 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto të dhëna janë një tregues i uljes së volumeve të tregtisë së jashtme gjatë majit. Sipas Instat, edhe në vlerë importet e mallrave për muajin maj patën një rritje modeste me 1.9%.

Rënia në volum sidoqoftë nuk përfshin transportin me rrugë tokësore, për të cilin Instat nuk ofron të dhëna. Gjithashtu, rënia në volume mund të lidhet sidomos me produkte specifike, si për shembull lëndët e para apo materialet e ndërtimit, që zënë një peshë më të lartë, për sa i takon volumeve. Ndërkohë që transporti i mallrave ishte në rënie, tregu i transportit të pasagjerëve u rrit sërish gjatë muajit maj. Rritjen më të lartë vazhdon ta shfaqë transporti ajror, ku numri i pasagjerëve u rrit me 14% krahasuar me majin e vitit të kaluar.

Për pesë muajt e parë të vitit, afro 993 mijë pasagjerë kanë përdorur transportin ndërkombëtar ajror për të hyrë ose dalë nga Shqipëria. Numri i pasagjerëve është në rritje me 11% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Tregu i transportit ajror po përfiton nga një tendencë pozitive, si në turizmin hyrës, ashtu edhe në atë dalës. Sipas të dhënave nga Instat, për pesëmujorin e parë të vitit numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri u rrit me 8%, ndërsa numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit u rrit me 10%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...