×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

3.4 mln euro në “Toyota”/ Hetimet kapërcejnë kufijtë, në kërkim persona të tjerë

E mërkurë, 27 June 2018 18:14

Hetimet e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë lidhur me hetimin e origjinës së 3.4 milionë eurove të bllokuara në portin e Durrësit pritet të shtrihen jashtë territorit të Shqipërisë.

Policia ka shkëmbyer informacione me agjencitë homologe belge dhe italiane për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ngjarje. Një fakt i tillë u pohua nga burime të policisë. Sipas tyre, një informacion i detajuar policor i është nisur policisë belge. Mësohet se Policia Shqiptare kërkon të dijë me saktësi vendin ku janë ngarkuar makinat në Belgjikë, që më pas udhëtuan drejt Gjermanisë, Italisë dhe më pas mbërritën në Shqipëri.

Dyshohet se veç kushërinjve Vladi, në emër të të cilëve ishin “Toyota”-a me 3.5 milionë euro, mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në histori. Hetuesit po verifikojnë disa emra, të cilët dyshohet se kanë njohje me kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi. Këta të fundit janë tashmë në listën e të kërkuarve të Policisë së Shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...