Dënohet banda shqiptare e ngarkesës 1 milion euro drogë (foto)

E mërkurë, 27 June 2018 21:00

Pasditen e sotme një gjykatë e shkallës së parë në Itali ka dënuar me 7 vite burgim shqiptarin Vital Meçon, 43 vjeç, me banim në komunën Cento dhe pesë vite burgim për marokenin Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç.

Dy nga të pandehurit e arrestuar në Itali gjatë operacionit të koduar “Cargo” janë dënuar me gjykim të shkurtuar respektivisht me 7 e 5 vite burgim për trafik ndërkombëtar droge.

Më parë, ishin dënuar me marrëveshje tre të pandehurit e tjerë e çështjes.

Meço dhe Benazzi u arrestuan bashkë me spanjollin Joaquin Martinez 37 vjeç, Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç, mëngjesin e 23 tetorit 2017, gjatë operacionit policor të koduar “Cargo”, i realizuar nga policia e Ferraras.

Spanjolli dhe dy shqiptarët u dënuan me marrëveshje me 4 vite burgim secili. Gjatë ndalimit të tyre, u sekuestrua një ngarkesë prej 110 kg marijuhanë që sipas policisë, nëse shitej me doza të vogla do të gjeneronte mbi 1 milion euro. Të gjithë të arrestuarit u akuzuan për trafik ndërkombëtar droge. Sasia e lëndës narkotike u gjet në një kamion që vinte nga Spanja, që e transporte drogën të fshehur mes arkave me fruta.

Autoritet ishin në dijeni të ngarkesës së drogës që do transportohej në Ferrara. Kur mjeti i ngarkuar me drogë mbërriti në destinacion, në një garazh në Ferrara, efektivët ndërhynë duke arrestuar 5 personat, tashmë të dënuar. Nën drejtimin e automjetit ishte spanjolli, ndërsa tre shqiptarët prisnin ngarkesën në garazh. Aksioni u mbyll pas rreth 1 muaj hetimesh.

11.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...