Ky shtet nuk do të lejojë kalimin nëse nuk janë vaksinuar

E Enjte, 28 June 2018 16:10

Të gjithë turistët e huaj që duan të vizitojnë Singaporin, nuk do të lejohen të kalojnë në rast se nuk kanë kryer vaksinat e nevojshme.

Vendi prej 5.6 milionë banorësh është një destinacion popullor turistik me 17.4 milionë vizitorë të regjistruar në vitin 2017. Në 2003 vendi u godit rëndë nga ‘shpërthimi’ i rëndë i Sindromës respiratorë akute (SARS).

Turistëve aktualisht u kërkohet vetëm vaksinimi kundër verdhëzës, varësisht nga gjendja shëndetësore në të cilën ndodhen gjatë kohës që vizitojë Singaporin.

Për momentin, vizitorët që nuk janë të vaksinuar mund të hyjnë, por me kusht që të marrin vaksinën dhe të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshëm. Megjithatë, ndryshimet legjislative të propozuara, të cilat u publikuan nga Ministria e Shëndetësisë, do t’u dorëzohen autoriteteve për të kthyer vizitorët e pavaksinuar në vendin e origjinës.

Sipas Ministrisë, ky veprim ka për qëllim ruajtjen nga sëmundje të tilla si gripi i shpendëve, Ebola dhe Sindromi respirator i Lindjes së Mesme.

“Si një qendër e madhe globale tregtare dhe turistike, është e domosdoshme që ne të mbetemi vigjilentë ndaj kërcënimeve të shëndetit publik , duke mbrojtur komunitetin kundër sëmundjeve infektive”, deklaroi Ministria.

Shpërthimi i SARS në 2003 vrau 33 njerëz në Singapor, shkaktoi humbje të mëdha në ekonomi dhe goditi një numër të madh turistësh ndërkombëtarë. Ndryshimet e propozuara pritet të përmirësojnë mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive si dhe do të forcojnë kontrollet brenda vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...