×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Fordi” përplaset me autobusin e Kosovës, plagoset rëndë një grua

E Enjte, 28 June 2018 17:01

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin ku ndahen dy rrethet. Plagë të lehta kanë marrë  edhe disa pasagjerë të autobusit të Kosovës.

 Mësohet se mjeti tip “Ford” me targë AA 053 MO që drejtohej nga shtetasja Liljana Kullaj është përplasur me autobusin e linjës së Kosovës me targë RKS 05 252 DG.

Gruaja ka marrë fraktura të rënda dhe është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve të Shkodrës për shkak se për pak minuta mbeti e bllokuar brenda mjetit. Me të ndodhej edhe shtetasja Rita Odea e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, nga pasagjerët e autobusit ka vetëm dy persona me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe shtetases Liljana Kullaj po i jepet e gjithë ndihma e duhur për t’i përmirësuar parametrat jetësorë për shkak të frakturave të rënda.

Mjeti tip “Ford” po shkonte nga Shkodra në drejtim të Lezhës ndërsa autobusi i Kosovës në drejtim të Shkodrës. Në vendngjarje janë forcat e policisë për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...