Informalitet i lartë, hiqen 41 licenca të pikave të këmbimit valutor

E Enjte, 28 June 2018 20:02

Banka e Shqipërisë ka nisur kontrolle të njëpasnjëshme në zyrat e këmbimit valutor për shkak të informalitetit të lartë që ka ky lloj biznesi dhe raportimeve problematike që ata bëjnë në sistem për këmbimin e valutave.

Burime pranë Bankës Qendrore bëjnë me dije se shumë pika të këmbimit valutor rezultojnë me risk të lartë në fushën e pastrimit të parave, ndërsa në vitin 2017 Departamenti i Mbikëqyrjes ka revokuar 41 licenca të këtyre zyrave, nga 8 që ishte numri i licencave të hequra në 2016-ën.

Në total në vitin 2017 në territorin shqiptar operuan 426 zyra të këmbimit valutor, ku 10% e tyre janë pezulluar.

Kontrollet janë përqendruar edhe në institucionet financiare ku 29 subjekte, mes tyre 4 banka, kanë rezultuar me risk të lartë. Shkak për këtë, thotë Banka Qendrore, është bërë mosraportimi i transaksioneve. Problematikat më të përhapura lidhen me justifikimin e transfertave bankare të kryera nga punonjësit e bankave, disponimin e dokumenteve që provojnë burimin e fondeve apo identifikimin e saktë të strukturës së pronësisë së bizneseve.

Mësohet se Banka Qendrore është duke përgatitur edhe një rregullore të re lidhur me forcimin e marrëdhënies që kanë zyrat e këmbimit valutor me institucionet bankare dhe raportimin e saktë të transaksioneve që do të bëjnë me njëra – tjetrën.

Gjatë 2018-s është vënë re në treg një tendencë e lartë e mbiçmimit të Lekut dhe prani të rritura mbi normalitetin të valutës së huaj në treg. Dy javë më parë Banka e Shqipërisë nisi operacionet për të stabilizuar luhatshmëritë e kursit të këmbimit./TVklan

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...