Shoqata Shqiptare e Bankave organizon nesër Forumin për Edukimin Financiar

E Enjte, 28 June 2018 20:18

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizon nesër Forumin për Edukimin Financiar.  Forumi zhvillon punimet në sallën Antigonea 2 të hotel Rogner dhe do të jetë i hapur për median. Referues ne këtë forum do te jene përfaqësues te larte te Bankës se Shqipërisë, Ministrisë se Arsimit, Sportit dhe Rinise, Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë, Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare, Bankës Botërore, UNDP, sistemit financiar dhe bankar, etj.  Gjatë punimeve të forumit, ne orën 11:00 – 11:30 do te zhvillohet ceremonia e nënshkrimit te  Memorandumit te Bashkëpunimit “Për krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar” ndërmjet Shoqatës Shqiptare te Bankave, Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqatës së Tregtimit të Titujve në Shqipëri, Bursës Shqiptare të Titujve ALSE , Junior Achievement of Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Shërbimit Kombëtar Rinor.

Për me tepër mund te gjeni agjendën bashkëngjitur.

AGJENDA

08:30 - 09:00                         Regjistrimi   …………………………………………………………………    …………       …      

09:00 - 9:10               Fjalim mirëseardhjejes nga z. Silvio Pedrazzi, Kryetari i AAB-së

09:10 - 9:20               Fjalim përshëndetës nga z. Ervin Demo, Zv. Ministër i Edukimit, Sportit dhe Rinisë

09:20 - 9:30               Fjalim nga zj. Natasha Ahmetaj, Zëvendës Guvernatore e dytë, Banka e Shqipërisë

09:30 – 10:50                          Sesioni I:  Përfshirja financiare në fokus………                      …….

Moderimi nga z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm, AAB

  • z Erjon Luçi, Zv Ministër, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë
  • zj Mimoza Kaçi, Zv Drejtore e Përgjithshme, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare
  • zj Oya Pinar Ardic, Kryespecialiste për Sektorin Financiar, Banka Botërore
  • z Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së, Shqipëri
  • zj Giovanna Paladino, Drejtore dhe kuratore, Muzeu i Kursimit, Intesa Sanpaolo, Turin
  • z Altin Tanku, Drejtor, Departamenti i Kërkimit, Banka e Shqipërisë

Pyetje & Diskutime

10:55 – 11:25            Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit “Për krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar”

11.25 – 11.55                        Pushim Kafeje

11:55 – 13:50                        Sesioni II: Roli i institucioneve dhe shoqërisë në Edukimin Financiar             

Moderimi nga zj. Suela Bala Drejtore Ekzekutive, JA Albania

 

Eksperienca ndërkombëtare

  • Prezantim nga zj Beatriz Morilla, Shoqata Spanjolle e Bankave

Eksperienca kombëtare – Panel Diskutimi

  • zj Ledia Bregu, Banka e Shqipërisë
  • zj Zana Konini, Albanian Microfinance Association
  • zj Junida Tafaj, Shoqata Shqiptare e Bankave
  • zj. Lauresha Basha, Credins Bank

Prezantime nga:

  • z Artan Gjergji, Drejtor Ekzekutiv, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE
  • z Blodin Çuçi, President, Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri

13:50 – 14:00                        Konkluzione dhe Mbyllja nga Kryetari i AAB-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...