Balla kofidencial me familjen e "Toyota Yaris"

Premte, 29 June 2018 19:51

Kur kanë kaluar 6 ditë nga zbulimi i makinës “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro të fshehura, dhe Taulant Balla me policinë e dinë se kush janë poseduesit, asnjë operacion nuk është zhvilluar për kërkimin e tyre.

Taulant Balla i njeh nga afër Alfred dhe Elvis Vladin, si edhe familjarët e tyre. Vetëm një ditë pas operacionit në Portin e Durrësit, Balla shantazhoi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, duke deklaruar se do të publikonte ditën e enjte në parlament fakte tronditëse.

Deklarata e Ballës u bë kur operacioni s’kishte 24 orë që ishte zhvilluar, nga ana e policisë sapo ishin bërë të ditura inicialet, jo identitetet e plota, të personave të dyshuar si posedues së milionave të eurove.  

Media nuk i dinte emrat e poseduesve të parave, ndërsa Taulant Balla kishte arritur që jo veëtm të zbulonte identitetet, por edhe të siguronte një foto të vëllait të njërit prej të kërkuarve.

Ende pa u ditur emrat, Taulant Balla arriti ta dallonte vëllain e pritësit të 3.4 milionë eurove mes mijëra fotove që qarkullojnë në internet, të kryedemokratit Lulzim Basha në fushatë.

Këto rastësi ngrejnë dyshimin se Taulant Balla ka patur dijeni dhe njohje me transportuesit e parave. Madje, këta të fundit mund të kenë qënë personat që i servirën Taulant Ballës, foton e publikuar në parlament.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 21:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...