Rilindja urbane shpronëson bizneset, nuk i jep paratë

Saturday, 30 June 2018 09:42

Sami Zekaj dhe Nimet Hoti u ankuan në emisionin “Stop” se nuk kanë marrë ende paratë e shpronësimit të bizneseve të tyre, të cilat janë prishur si pasojë e ndërtimit të projektit për Rilindjen Urbane në qytetin e Koplikut. Vlera e shpronësimit është bërë publike në VKM dhe ata duhet të marrin përkatësisht 93 milionë Lekë të vjetra dhe 45 milionë Lekë të vjetra, por ende nuk janë likujduar. Sami Zekaj u shpreh: “Ajo që është më qesharakja është që vlerën që ata vetë kanë përcaktuar, edhe sot që ka kaluar më shumë se një vit, nuk jemi likujduar!”

Ai tha se të gjithë pronarët e subjekteve janë shpronësuar me dokumente, por ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Zoti Zekaj shtoi: “Shiheni mirë këtë bredh që është mbrapa! Ky bredh, për të plotësuar tekat e kryeministrit, do të kushtojë të paktën 500 mijë Euro. Do t’i marrë paratë nga taksat e qytetarëve të Koplikut!” Nimet Hoti gjithashtu pohoi që ende nuk është shpronësuar për biznesin e tij dhe tha se nuk ka se ku të ankohet për këtë fakt.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, këshilltari Alfred Gurraj u shpreh se bashkia e ka përmbyllur procedurën e saj dhe paratë tanimë janë në dorë të Ministrisë përkatëse për t’u lëvruar. “Komunikimi jonë ka qenë që do të presim akordimin e fondeve, sipas planifikimeve që kanë ata. Nuk kanë përcaktuar datë fikse, por mendoj se përafërsisht për 6 muaj”, u shpreh zoti Gurraj.

Ndërsa në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u përgjigjën se janë në pritje të kërkesës për likujdimin e shpronësimeve të qytetarëve të Kolpikut nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pra pronarët e subjekteve mbeten sërish pa përgjigje në lidhje me likujdimin e parave që iu takon…/tvklan.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...