Karabinierët kanë vënë në pranga një shqiptar pasi iu gjetën 8 kilogramë marijuanë në bagazhin e makinës me të cilën po udhëtonte bashkë me gruan dhe fëmijët e mitur.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin R.B., i cili jetonte në Roseto degli Abruzzi, Teramo.
Sasia e drogës u zbulua nga një postbllok policie në autostradë në Pescara, ndërsa shqiptari po udhëtonte në makinë së bashku me gruan dhe dy fëmijët të moshës 7 dhe 11 vjeç.
Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit shqiptari nuk shfaqi ndonjë shenjë nervozizmi, por kur karabinierët vendosën që të bëni kontroll më të imtësishëm ai shfaqi shenjat e para të nervozimit duke u thënë se i duhej të lëviste pasi e kishte me nxitim.
Pas kontrollit të imtësishëm në automjetin e shqiptarit u zbuluan një çantë, brenda së cilës 40-vjeçari R.B., kishte futur 8 kilogramët e drogës të ndara në 4 pako.
Sipas mediave italiane, nëse sasia e drogës e sekuestruar do të hidhej në treg do të kishte pasur një vlerë prej 100 mijë eurosh.